Home / Lajme / Maqedoni / Sondazh: Gruevski dhe Ahmeti edhe më tej prijnë

Sondazh: Gruevski dhe Ahmeti edhe më tej prijnë

23 mars-
Në pyetjen në cilin politikan kanë besim më të madh, 24,1 për qind janë përcaktuar për Nikolla Gruevskin, për Branko Cërvenkovskin 9,3, në Ali Ahmetin besim më të madh kanë 7,8 për qind, në Menduh Thaçin 3,2, në Imer Selmanin 2,2 për qind, në Rufi Osmanin 1,9 për qind, nëTito Petkovskin 0,4 për qind, në Liljana Popovskën 0,8 për qind, në Lubço Georgievskin besojnë 0,5 për qind e të anketuarve dhe në Lube Boshkovskin 0,8 për qind.

Në qoftë se nesër mbahen zgjedhje paralementare, 23,6 për qind e votuesve do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 13,3 për LSDM-në, për BDI-në votën do ta jepnin 7,6 për qind, për PDSH-në 3,5, për Demokracinë e Re 2 për qind, ndërsa për PLD-në një për qind.

Nuk do të votojnë 24,9 për qind, 4,5 për qind do të votonin për parti tjetër, ndërsa 19,7 nuk kanë përgjigje, tregojnë rezultatet nga anketa telefonike për rejtingun e partive politike të zbatuar nga Instituti për hulumtime politike të 1110 të anketuarve në gjysmën e parë të marsit.

Në pyetjen në cilin politikan kanë besim më të madh, 24,1 për qind janë përcaktuar për Nikolla Gruevskin, për Branko Cërvenkovskin 9,3, në Ali Ahmetin besim më të madh kanë 7,8 për qind, në Menduh Thaçin 3,2, në Imer Selmanin 2,2 për qind, në Rufi Osmanin 1,9 për qind, nëTito Petkovskin 0,4 për qind, në Liljana Popovskën 0,8 për qind, në Lubço Georgievskin besojnë 0,5 për qind e të anketuarve dhe në Lube Boshkovskin 0,8 për qind.

Në asnjë politikan nuk besojnë 38,4 për qind, ndërsa me “nuk e di” janë përgjigjur 5,4 për qind e të anketuarve.

Se VMRO-DPMNE-ja do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare mendojnë 32,5 për qind, për LSDM-në janë prononcuar 13,5 për qind, për BDI-në 8,1 për qind, për Demokracinë e Re 0,9 për qind, 2,3 për qind mendojnë se PDSH-ja do të fitojë, ndërsa për Të bashkuar për Maqedoninë u prononcuan 0,3 për qind.

Në këtë pyetje përgjigje nuk kanë 39,4 për qind e të anketuarve, se parti tjetër e cila është është përmendur do të fitojë mendojnë 1,4 për qind, ndërsa se nuk do të fitojë asnjëra prej partive të përmendura mendojnë 1,6 për qind.

Gjithsej 25,1 për qind dëshirojnë që VMRO-DPMNE-ja të fitojë në zgjedhjet e ardhshme, 14,2 janë për LSDM-në, për BDI-në pozitivisht u prononcuan 9,3 për qind, për Demokracinë e Re 2,2 për qind, për PDSH-në 4 për qind, për PRSD-në 0,1 për qind, për PLD-në 0,8 për qind, për VMRO-Populloren janë prononcuar 0,1 për qind, ndërsa për Të bashkuar për Maqedoninë 0,3 për qind.

Për qindje më të madhe ose 28,9 për qind në këtë pyetje janë përgjigjur me “nuk e di”, për ansjë parti nga të përmendurat janë prononcuar 8,8 për qind, ndërsa 6,1 për qind do të përcaktoheshin për opsion tjetër politik e cila nuk është përmendur në sondazh.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *