Home / Lajme / Maqedoni / Sondazhet: BDI me 7 për qind, PDSH 3,2 dhe DR 2

Sondazhet: BDI me 7 për qind, PDSH 3,2 dhe DR 2

1 mars-

Këto janë rezultatet e anketës së fundit në terren të realizuar nga Instituti për Hulumtime Politike nga 25 deri më 28 shkurt të këtij viti, me 1.110 të anketuar.

Nëse nesër mbahen zgjedhje pjesa më e madhe e qytetarëve do të votonin për VMRO-DPMNE – 23,5 për qind, ndërsa 13 për qind do të përcaktoheshin për LSDM-në.

Për BDI-në janë shprehur 7 për qind, për PDSH-në 3,2 për qind, ndërsa për DR-në 2 për qind e qytetarëve të Maqedonisë.

Këto janë rezultatet e anketës së fundit në terren të realizuar nga Instituti për Hulumtime Politike nga 25 deri më 28 shkurt të këtij viti, me 1.110 të anketuar.

Të pyetur për bojkotin e Parlamentit nga an e opozitës, 61,8 për qind janë deklaruar se nuk e arsyetojnë, kurse 26,4 për qind e vlerësojnë si të drejtë.

Sipas kësaj ankete çdo i dyti qytetarë, është i mendimit se ka ardhur koha për zgjedhje të parakohshme, ndërsa ato nuk i mbështesin 36,5 për qind.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *