Home / Lajme / Maqedoni / Sorensen prej sot edhe zrtarisht ambasador i BE-së në Maqedoni

Sorensen prej sot edhe zrtarisht ambasador i BE-së në Maqedoni

1 mars-
Sorensen zëvendëson në këtë detyrë ambasadorin e deritanishëm, Ervan Fuere, i cili dje udhëtoi drejt Skocisë, pas mbylljes së mandatit pesë vjeçar të diplomatit të BE-së.

Diplomati danez, Peter Sorensen prej, sot edhe zyrtarisht fillon mandatin e ambasadorit të ri të Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoni.

Sorensen zëvendëson në këtë detyrë ambasadorin e deritanishëm, Ervan Fuere, i cili dje udhëtoi drejt Skocisë, pas mbylljes së mandatit pesë vjeçar të diplomatit të BE-së.

Ambasadori i ri Sorensen ka njohuri të mjaftueshme për rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas angazhimit të tij në disa misione diplomatike.

Në vitin 2000 ai ishte emëruar përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë me një mandat dyvjeçar, ndërsa në vitin 2002 ai kalon në detyrën e zëvendës-shefit të Shtyllës së IV të UNMIK-ut dhe drejtor i Zyrës së BE-së në Kosovë, deri në vitin 2006. Nga viti 2006, ai emërohet në cilësinë e përfaqësuesit të posaçëm të ish-përfaqësuesit të lartë të BE-së, Havier Solana si dhe oficer për ndërlidhje me sekretariatin e Këshillit të BE-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *