Home / Sport / Startoi kampionati futbollistik, të gjithë luajtën për Shkëndijën

Startoi kampionati futbollistik, të gjithë luajtën për Shkëndijën

Të shtunën ka nisur sezoni futbollistik në elitën vendore, kur në program ishin ndeshjet e javës së 19-të. Duke shikuar rezultatet e skuadrave të kreut të tabelës, fitohet përshtypja se gjithçka ka shkuar në favor të Shkëndijës e cila të dielën luan kundër Vardarit.

Skuadra e vendit të dytë Renova ka pësuar disfatë 3:1 nga Bregallnica në Shtip, ndërsa Rabotniçki në fushë të vet nuk ka mundur të shkojë përtej barazimit pa gola. Metalurgu ishte më bindës në start të stinorit pranveror, duke shënuar fitore të lartë 4:0 përballë ekipit të fundit në renditje, Pelisterit. Teteksi me shumë vështirësi mori fitore minimale 1:0 përballë Horizont Turnovës, ndërsa Napredoku fitoi 2:0 Skopjen. Renova udhëtoi drejt Shtipit me shumë mungesa në formacion, mirëpo objektivi ishte marja e tre pikëve, për të mbajtur hapin me Shkëndijën. Xhepçishtasit në fakt mirë filluan takimin, pasi avansuan në minutën e 10-të me anë të sulmuesit Boban Jançevski. Mirëpo kampionët në fuqi nuk mundën të ruajnë epërsinë më shumë se 2 minuta, kur vendasit barazuan përmes Mitrovit. Në pjesën e dytë Renova sulmonte në kërkim të golit të fitores, mirëpo rrjeta e vendasve mbeti e qetë. Dy minuta para fundit vendasit shfrytëzuan një mundësi para portës së Renovës dhe avansuan 2:1 me golin e Ilievit. Në minutën e 90-të Renova ishte shumë pranë barazimit, mirëpo vendasit pastruan situatën paar vijës fatale, ndërsa në kohën shtesë Mandak solli një tjetër gol në rrjetën e kampionëve, duke vendosur rezultatin përfundimtar Bregallnica 3, Renova 1.

Rezultatet e javës së 18-të:
Metalurgu 4 – 0 Pelisteri
Rabotniçki 0 – 0 Sileksi
Bregalnica 3 – 1 Renova
Teteksi 1 – 0 Horizont Turnova
Napredoku 2 – 0 Skopje
Shkëndija – Vardari

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *