Home / Sport / Starton sezoni pranveror në LPFM, derbi Shkëndija-Vardari

Starton sezoni pranveror në LPFM, derbi Shkëndija-Vardari

Këtë fundjavë starton kampionati elitar në futbollin e Maqedonisë, në të cilin do të vazhdojë gara për titullin e kampionit shtetëror. Shkëndija të dielën në Tetovë pret Vardarin, ndërsa një ditë më parë do të zhvillohen pesë takime në të cilat priten momente interesante. Renova udhëton drejt Shtipit me shpresa për të mundur Bregallnicën.

Pas pushimit dimëror të shtunën startojnë garat në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë me ndeshjet e javës së 19-të, e para në stinorin pranveror. Skuadrat elitare kanë lënë pas fazën përgatitore dhe tani është momenti për të treguar nëse kanë punuar dhe janë përforcuar mirë. Nga 6-të përballje, pesë do të zhvillohen të shtunën, ndërsa të dielën në program është derbi i javës, kur kampionja e vjeshtës Shkëndija, në terren vendas pret Vardarin e renovuar në kërkim të pikëve për të rujtur pozitën e parë. Renova do të ketë udhëtim të vështirë në Shtip, ku me shumë mungesa do të përballet me Bregallnicën. “Dihet se starti i kampionatit është më i vështirë dhe e ka vlerën më të madhe, për shkak se me një rezultat pozitiv, me një hap të mirë në fillim, pastaj do të jetë më lehtë, në xhirot e ardhshme. Na pret një ndeshje me të vartetë e vështirë, kur e dijmë se Bregallnica ka një skuadër kualitative, luan në një teren ku është vështirë të regohet lojë kualitative, ku do të ketë më shumë luftë për çdo duel. Ata kanë me të vërtetë ekip kualitativ, janë përforfuar me disa futbollistë, ndërsa ne jemi të hendikepuar me mungesën e disa futbollistëve tanë standard që luajnë. Megjithatë ne atje do të shkojmë për të dhënë maksimumin, për të nxjerë rrezultatin më të mirë të mundshëm për ne”, – deklaroi kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu. Hendikep i Renovës do të jetë mungesa e disa futbollistëve si Mende Stepanovski që është i dëmtuar, përforcimi Xhaferi nuk është në kombinim, nuk do të luajë Ylber Aliu dhe Armend Elezi që kanë nga tre kartonë të verdhë, njëjtë si Sasho Ristovi, mirëpo ky i fundit ka mundësi të zgjedhë nëse do të pushojë tani, apo në ndeshjen e rradhës. Skuadra e Metalurgut në fillim do të jetë nikoqire e Pelisterit ndaj të iclëve do të kërkojë tre pikë, njëjtë si Rabotniçki përballë Sileksit. Teteksi në teren të vet pret Horizont Turnovën, ndërsa Napredoku takohet me Skopjen. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00.

Dyshet e javës së 19-të:
Metalurgu – Pelisteri
Rabotniçki – Sileksi
Bregalnica – Renova
Teteksi – Horizont Turnova
Napredoku – Skopje
Shkëndija – Vardari

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *