Home / Lajme / Maqedoni / Statuti i komunës dhe gjuha shqipe përçan koalicionin

Statuti i komunës dhe gjuha shqipe përçan koalicionin

19 mars-
Megjithatë, përkundër sqarimeve dhe realitetit që ka Struga, mbështetjen që i dhanë këshilltarët e PDSH-së, si dhe ata të DR-së, nuk arrin ti bindin këshilltarët e VMRO-DPMNE-së për të mos e braktisur seancën.

Seanca e Këshillit të Strugës ka nxjerrë mbrëmë në sipërfaqe thellimin e mospajtimeve dhe përçarjeve ndërmjet BDI dhe VMRO-DPMNE në nivel lokal.

Shkas për këto mosmarrëveshje, që janë vërejtur edhe në disa séance të mëparshme, ka qenë pika 5 e rendit të ditës “Projekt Statuti i komunës së Strugës”, që u bë pika që e mbushi gotën e partneritetit.

Që në fillim të kësaj séance, Ilija Maceski nga LSDM-ja, kërkoi që pika për Statutin dhe disa pika të tjera të hiqen nga rendi i ditës, duke theksuar se nëse ato mbeten në rend dite, këshilltarët e LSDM-së nuk do të marrin pjesë në këto pika.

Koordinatorja e grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, Juliana Zunoska, nga foltorja e Këshillit, duke kërkuar që të mos debatohet për projekt Statutin, mes tjerash theksoi: “ Kërkoj që të hiqet nga rendi i ditës projekt Statuti, në formën që është përgatitur, në bazë të abrogimit të Statutit të mëparshëm nga Gjykata Kushtetuese. Kryetari i komunës duhet ta respektojë ligjin. Në Maqedoni gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase”theksoi ajo.

Në vazhdim të paraqitjes së sajë në foltore, Juliana Zunoska, vazhdoi: “Nëse nuk miratohet kërkesa jonë, ne, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, do ta braktisim seancën dhe do të kërkojmë rishqyrtim të të gjitha vendimeve të sjellura në pushtetin lokal, që nga viti 2006 e këndej”.

Edhe Sreten Bandoski, nga PLD-ja e mbështeti fjalën e koordinatores së VMRO-DPMNE-së.

Në arsyetimin që dha kryetari i komunës Ramiz Merko, lidhur me projekt Statutin, mes tjerash tha: “Në asnjë mënyrë nuk shkelet asnjë ligj, por vetëm paraqet një realitet që parashihet me ligj. Shembuj të tillë kemi mjaft nëpër komunat tjera në Maqedoni. Statuti i komunës së Tetovës, Kumanovës, Çairit etj, pikërisht janë të formuluar ashtu, ku si gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi cirilik dhe pason alineja tjetër ku thuhet se në përdorim si gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe dhe shkrimi latin. Kjo aspak nuk bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet”, sqaroi Merko.

Megjithatë, përkundër sqarimeve dhe realitetit që ka Struga, mbështetjen që i dhanë këshilltarët e PDSH-së, si dhe ata të DR-së, nuk arrin ti bindin këshilltarët e VMRO-DPMNE-së për të mos e braktisur seancën.

Hyjnor Kica, nga DR, nga foltorja e Këshillit shtroi pyetjen: “Pse po ndihet një alergji dhe averzion ndaj gjuhës shqipe, nga ana e kolegëve maqedonas?”

Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe u bë shkak që këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, ta braktisin seancën, që po reflekton edhe koalicionimin në nivel qendror, pas përplasjeve të shumta ndërpartiake të partnerëve të koalicionit.INA

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *