Home / Lajme / Maqedoni / Takim për zhvillimin e procesit edukativo-arsimorë në shkollat fillore

Takim për zhvillimin e procesit edukativo-arsimorë në shkollat fillore

30 mars-
Udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike, Iljaz Halimi, kërkoi nga drejtorët e shkollave fillore angazhim për realizimin e fondit të plotë të orëve mësimore, rritje të angazhimit të cilësisë së punës dhe disiplinës në shkollë, shfrytëzim maksimal të kapacitetit e kuadrit në organizime të ndryshme, të mos ngarkohen nxënësit me detyra të shumta gjatë vikendeve dhe të respektohen rregullat për organizime të ekskursioneve dhe të formohen bashkësitë në nivel të klasave, viteve dhe shkollës.

Zhvillimi i procesit edukativo arsimorë në dymbëdhjetë shkollat fillore të komunës së Tetovës ishte tema kyçe rreth të cilës u diskutua të martën në takimin që realizoi Udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike Iljaz Halimi me drejtorët e shkollave fillore që gravitojnë në komunën e Tetovës.
Sipas Raportit të drejtorëve të dymbëdhjetë shkollave fillore procesi edukativo-arsimorë zhvillohet në mënyrë normale në të gjitha shkollat në përjashtim të disa shkollave ku paraqiten vështirësi për shkak të kushteve hapësinore edhe atë në SHF “Rilindja” në fshatin Sellcë, SHF “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Poroj dhe në SHF “Liria” në Tetovë.
Problemet në këto shkolla janë të natyrës së investimeve kapitale të cilat i takojnë Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit. Komuna e Tetovës po bën përpjekje maksimale në tejkalimin e këtyre barrierave por investimet kapitale në këtë sferë duhet të merren nga MASH-i.

Udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike, Iljaz Halimi, kërkoi nga drejtorët e shkollave fillore angazhim për realizimin e fondit të plotë të orëve mësimore, rritje të angazhimit të cilësisë së punës dhe disiplinës në shkollë, shfrytëzim maksimal të kapacitetit e kuadrit në organizime të ndryshme, të mos ngarkohen nxënësit me detyra të shumta gjatë vikendeve dhe të respektohen rregullat për organizime të ekskursioneve dhe të formohen bashkësitë në nivel të klasave, viteve dhe shkollës.

Në këtë vijë, Halimi ka kërkuar nga MASH-i që të ketë qasje më të drejte dhe konkrete ndaj arsimit në qytetit e Tetovës dhe të merret seriozisht me problemet e arsimit në këtë komunë

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *