Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi duhet të vendos për kthimin në Kuvend

Thaçi duhet të vendos për kthimin në Kuvend

26 mars-
Pas tre orë debat, kryesia qendrore e PDSH-së në selinë e saj në Tetovë, të shtunën nuk ka marrë ndonjë vendim të prerë por vetëm i ka dhënë të drejtë kryetarit që ai të vendos. “Kryesia qendrore morri vendim unanimisht që vetë kryetari zoti Menduh Thaçi, të vendos për kthimin në parlament ditëve në vijim”, ka deklaruar për gazetën Koha, Imer Aliu, pas përfundimit të mbledhjes.

Kryesia Qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare, në përbërje të re, ka autorizuar liderin Menduh Thaçi që ai vet të vendos se a do të kthehen deputët e kësaj partie në parlamet, pas pothuajse dy vitesh bojkotim.

Pas tre orë debat, kryesia qendrore e PDSH-së në selinë e saj në Tetovë, të shtunën nuk ka marrë ndonjë vendim të prerë por vetëm i ka dhënë të drejtë kryetarit që ai të vendos.

“Kryesia qendrore morri vendim unanimisht që vetë kryetari zoti Menduh Thaçi, të vendos për kthimin në parlament ditëve në vijim”, ka deklaruar për Televizionin Koha, Imer Aliu, pas përfundimit të mbledhjes.

Disa orë më herët, vet Thaçi paralajmëroi se deputetët e PDSH-së së shpejti do të kthehen në Kuvend.

“Në seancën e Kryesisë qendrore do të diskutojmë dhe do të marrim vendim që të kthehemi. Parlamenti jo vetëm se ishte jofunksional, por ishte edhe jolegjitim. Do të kthehemi që ta ndërpresim cirkun që ka ndodhur këto dy-tre muaj dhe të dëshmojmë se jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Thaçi.

Ai shtoi se PDSH-ja mbetet në kërkesën që bashkësia ndërkombëtare në mënyrë të përforcuar t’i vëzhgojë zgjedhjet edhe atë jo vetëm në ditën e mbajtjes së tyre, por edhe tërë procesin zgjedhor. Partia Demokratike Shqiptare e ka lëshuarë Kuvendin në gushtë të vitit 2009.Ndryshe, Luan Tresi, sot është zgjedhur kryetari i ri i Degës së PDSH-së për Tetovën. Ndryshimet e tillë në këtë degë erdhën pas zgjedhjes së kryetarit të deritanishëm, Metin Izeti, sekretar partie. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *