Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi edhe një mandat në krye të PDSH-së

Thaçi edhe një mandat në krye të PDSH-së

20 mars-
“Partia jonë këto vite u sulmua nga të gjitha anët, me shumë vështirësi arrita bashkë me ju që ta ruaj partinë, ta ruaj këtë shtëpi të shqiptarëve sepse ju jeni të bindur më se e vetmja kjo është shtëpi shqiptare, tjerat janë të përziera i shihni. Sigurisht se në bashkëpunim me ju ka pasur edhe mosmarrëveshje dhe keqkuptime. Një qëllim dhe motiv kryesor kam pasur gjatë këtyre katër viteve – të ruaj fytyrën time dhe faqebardhësinë tuaj”, ka thënë në ekspozenë e tij kryetari aktual Thaçi, duke shtuar se PDSH tani më ka krijuar bazament të fortë për në të ardhmen dhe do të jetë vështirë të përçahet.

Menduh Thaçi, është rizgjedhur për herë të dytë kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Kongresin e pestë me radhë, që po mbahet në Tetovë. Thaçi ka marrë shumicën e votave – 440, ndërsa kundërkandidati i tij ish-ministri i Kulturës Arifikmet Xhemaili – 113 vota.

“Partia jonë këto vite u sulmua nga të gjitha anët, me shumë vështirësi arrita bashkë me ju që ta ruaj partinë, ta ruaj këtë shtëpi të shqiptarëve sepse ju jeni të bindur më se e vetmja kjo është shtëpi shqiptare, tjerat janë të përziera i shihni. Sigurisht se në bashkëpunim me ju ka pasur edhe mosmarrëveshje dhe keqkuptime. Një qëllim dhe motiv kryesor kam pasur gjatë këtyre katër viteve – të ruaj fytyrën time dhe faqebardhësinë tuaj”, ka thënë në ekspozenë e tij kryetari aktual Thaçi, duke shtuar se PDSH tani më ka krijuar bazament të fortë për në të ardhmen dhe do të jetë vështirë të përçahet.

Kongresi i fundit i PDSH-së u mbajt para katër viteve në Strugë, ku pas 12 vitesh në krye të PDSH-së, nga posti iu kryetarit u tërhoq Arbër Xhaferi, për t`ia lëshuar vendin zëvendëskryetarit të atëhershëm Menduh Thaçi. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *