Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Ta ndalim Gruevskin

Thaçi: Ta ndalim Gruevskin

31 mars-
PDSH kërkon mbështetjen e popullit për realizimin e platformës politike e jo për interesa personale ose grupore, andaj dhe jemi kundër përçarjes dhe ndasive që mundohen ta imponojnë të tjerët, u shpreh kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi

Nuk është punë e madhe të fitojmë njëri – tjetri, por problemi më i madh është kush do të mund t’i rezistojë Gruevskit dhe Cërvenkovskit, tha kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, para banorëve të fshatit Debresh në Gostivar.

“Nuk është problem i madh ne te shqiptarët kush kend do e munde. Atyre që kanë dëshirë shumë të fitojnë te shqiptarët unë vetëm do ti përkujtojë se duhet me e mund Gruevskin dhe Cërvenkovskin.

Atje kush do të rezistojë më shumë, atje cila parti i ka kapacitet më të forta dhe cila ka tregu qëndrueshmëri më të madhe. Ajo parti që ka tregu rezistencë më të madhe shansat i ka më të mëdha që t’u rrezistojë politikanëve dhe partive maqedonase”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Gruevski nuk është aq i fuqishëm sa është i dobët faktori shqiptarë në pushtet, tha Thaçi, duke iu përgjigjur pyetjes së banorëve të rrethinës së Gostivarit, nëse ka fuqi PDSH-së që ta ndalë hovin e projekteve antishqiptare të VMRO-DPMNE-së.

“Është krijuar edhe një bindje e tillë, ndoshta këta e kanë krijuar se maqedonasit janë shumë të fortë, Gruevski është shumë i fortë, nuk lëshon pe. E vërteta është se këto janë të dobët jo se ata janë shumë të vërtetë.

Ka dhe të drejtë që na mashtrojnë ose nuk dinë, thuan ne të hyjmë në NATO pastaj do të zgjidhet problemi jonë. Jo, jo, Nato ka shumë probleme më të mëdha se problemi jonë”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së. Thaçi u prit dhe në Reçicë të madhe të Tetovës. Në të dy fshatrat, ai, kërkoi nga banorët që t’i lënë anash inatet politike dhe të mos përçahen për bindje partiake.

PDSH kërkon mbështetjen e popullit për realizimin e platformës politike e jo për interesa personale ose grupore, andaj dhe jemi kundër përçarjes dhe ndasive që mundohen ta imponojnë të tjerët, u shpreh kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *