Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Shteti përdor mekanizma për manipulime zgjedhore

Thaçi:Shteti përdor mekanizma për manipulime zgjedhore

17 mars-
Si mund të lejohet që në një shtet multietnik për zgjedhjet së pari të meren vesh përfaqësuesit e popullit dominant?Kjo len të kuptohet se në Maqedoni bëhen zgjedhje me parime të ndryshme dhe aplikohet inzhinjeringu elektoral konform interesave etnike”, tha Tresi, duke lexuar letrën e Menduh Thaçit, drejtuar përfaqësuesve ndërkombëtarë në Maqedoni.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi përmes një letre të hapur u është drejtuar përfaqësuesve ndërkombëtarë të akredituar në Shkup siç janë Ambasada e SHBA-ve, BE-së, OSBE-së dhe përfaqësive tjera diplomatike lidhur me zhvillimet më të reja dramataike në Maqedoni. Në letër Thaçi, thotë se një kohë të gjatë partia që drejton ai, apelon për një padrejtësi dhe shkelje të rëndë që i bëhet kushtetutës për sa i përket barabarëzisë së votës për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

”Maqedonia përbëhet nga 6 njësi zgjedhore dhe nga secila prej tyre zgjidhen numër i barabartë i deputetëve pra 20. Do të ishte gjithçka në rregull sikur edhe pesha e votës të ishte e barabartë në të gjitha njësitë zgjedhore, mirëpo kjo nuk ndodh. Njësia zgjedhore 6 në vazhdimësi ka rritje të numrit të votuesve dhe në bazë të dhënave të 2010, kjo njësi numëron 327.000 votues dhe nëse bëjmë këtë krahasim me njësinë zgjedhore numër 3 e cila numëron 292.000 kemi një dallim prej 11.3 përqind.

Kodi zgjedhor i cili e rregullon këtë materia parasheh që numri i votuesve në njësi zgjedhore mund të lëviz plus-minus pesë përqind”, tha Luan Tresi, zëdhënës i PDSH-së.
Më tej PDSH-ja ka përkujtuar se, kjo parti kërkesë të ngjashme për ridefinimin e kufijve të njësive zgjedhore kishte edhe në vitin 2008 kur u miratuan ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.

“Në atë kohë dispozita që rregullonte numrin e votuesve nëpër njësi zgjedhore parashihte mundësinë që dallimi të mos jetë më i madh se tre përqind, por pas kërkesës tonë për ndryshim të kufijve të njësive zgjehdore, pasi që edhe atëherë ishte tejkaluar ky limit, u vendos që kjo përqindje të rritet në 5 përqind”, tha ai.

Sipas Tresit, kreu i PDSH-së, në letrën drejtuar ndërkombëtarëve, poashtu ka shprehur edhe një shqetësim lidhur me pastrimin e listave votuese nga votuesit fiktiv. “Vite me radhë kjo temë ngritët edhe nga subjekte tjera dhe kalkulohet me shifra deri në 200.000 votues fiktiv në Maqedoni.

Dyshimet shtohen edhe më shumë me faktin që në Maqedoni proporcioni në mes të numrit të banorëve dhe numrit të votuesve është jo real dhe nuk krahasohet me asnjë vend tjetër.

Këto tema aktualizohen para zgjedhjeve që do të thotë se as pozita por as opozita maqedonase nuk ka interes ta ndryshojë situatën nga frika që shqiptarët mos ta kuptojnë mekanizmin e kurdisjes së zgjedhjeve.

Takimi në mes dy liderëve maqedonas, biseda e tyre sy në sy, në mënyrë dëshpëruese sërish konfirmon faktin se zgjedhjet në Maqedoni nuk janë të lira, nuk janë të barabarta dhe nuk janë në përputhje me parimin një njeri-një votë.

Si mund të lejohet që në një shtet multietnik për zgjedhjet së pari të meren vesh përfaqësuesit e popullit dominant?Kjo len të kuptohet se në Maqedoni bëhen zgjedhje me parime të ndryshme dhe aplikohet inzhinjeringu elektoral konform interesave etnike”, tha Tresi, duke lexuar letrën e Menduh Thaçit, drejtuar përfaqësuesve ndërkombëtarë në Maqedoni.

Në vigjilje të kësaj nga partia e Thaçit, kanë paralajmëruar se të enjten pas dite vonë Thaçi do takohet me përfaqësuesin e lartë të OSBE-së për çështje të minoriteve Knut Volebeck.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *