Home / Lajme / Maqedoni / Thellohet kriza politike në Maqedoni

Thellohet kriza politike në Maqedoni

29 mars-
Televizioni mëson se gjatë kësaj jave pritet një përpjekje e re për takim liderësh, por e thirrur nga kryeministri Nikolla Gruevski, pasi që bashkësia ndërkombëtare ka shmangur çdo nismë për ndërmjetësim në tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.

Partitë politike në Maqedoni akoma nuk kanë arritur marrëveshje lidhur me plotësimin e parakushteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Miratimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, zgjedhja e kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), këto dy çështje që duhet të zgjidhen me konsensus edhe me opozitën, si dhe caktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve janë tre pikat që duhet të arrihen mes forcave kryesore politike në vend.

Televizioni mëson se gjatë kësaj jave pritet një përpjekje e re për takim liderësh, por e thirrur nga kryeministri Nikolla Gruevski, pasi që bashkësia ndërkombëtare ka shmangur çdo nismë për ndërmjetësim në tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.

Partitë e opozitës maqedonase kanë vazhduar bojkotin derisa PDSH-ja opozitare pas dy viteve është kthyer në Parlament, por vetëm për të marrë pjesë në diskutimet dhe vendimet lidhur me zgjedhjet. Më 1 prill është caktuar votimi i kreut të KSHZ-së, një kandidat i dominuar nga ana e partisë opozitare LSDM. Muaji qershor po shihet si një nga më të preferuarit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe se partitë kanë ofruar propozimet e tyre të datave. Gjatë kësaj jave priten lëvizje të reja sa i përket tejkalimit të mosmarrëveshjeve dhe gjetjes së një kompromisi të pjesërishëm për të qartësuar afatet dhe limitet kohore për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *