Home / Lajme / Maqedoni / Topi dhe Vujanoviq drekë pune me Ivanovin

Topi dhe Vujanoviq drekë pune me Ivanovin

10 mars-
Në takimin që do të organizohet pasdite në vilën presidenciale “Vodno”, tre presidentët do të diskutojnë për bashkëpunimin rajon dhe marrëdhëniet midis vendeve të tyre në rrugën drejt integrimit evroatlantik të tërë rajonit të Ballkanit perëndimor, bëjnë të ditur burime të presidencës në Shkup

Presidenti shqiptar Bamir Topi dhe ai malazez Filip Vujanoviq janë ftuar sot pasdite në një drekë pune nga homologu i tij maqedonas Gjorgje Ivanov.

Në takimin që do të organizohet pasdite në vilën presidenciale “Vodno”, tre presidentët do të diskutojnë për bashkëpunimin rajon dhe marrëdhëniet midis vendeve të tyre në rrugën drejt integrimit evroatlantik të tërë rajonit të Ballkanit perëndimor, bëjnë të ditur burime të presidencës në Shkup.

Presidenti shqiptar Bamir Topi dhe ai malazez morën pjesë sot në hapjen e Qendrës Memoriale të Holokaustit të hebrenjëve në Shkup.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *