Home / Lajme / Rajon / Topi pret në takim Menduh Thaçin

Topi pret në takim Menduh Thaçin

16 mars-
“Unë nuk i komentoj vlerësimet e Presidentit megjithatë ai mirëpriti shqetësimet e mia se situata në të gjitha dimensionet është e destabilizuar dhe sigurisht se ai ka një interesim të madh për Maqedoninë pasi aty janë një numër i madh i shqiptarëve”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Vetëm një ditë para takimit me Presidentin Gjorge Ivanov, kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi, priti sot liderin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, për t’u informuar drejtpërdrejtë me zhvillimet politike në Maqedoni dhe problemet që tangojnë shqiptarët.

Në takim, gjithashtu është biseduar edhe për ngjarje të fundit në Shqipëri, me ç’rast kreu i PDSH-së, ka përgëzuar Presidentin Topi për menaxhimin e suksesshëm të situatës pas zhvillimeve të fundit politike në tiranë.

“Ishte një takim miqësor me presidentin shqiptar Bamir Topi. Biseduam shumë gjatë për çështjet në Maqedoni, Shqipëri dhe regjion. Jemi miq të vjetër dhe këmbejmë mendime dhe informata.

Unë sigurisht i shpreha shqetësimet e mia se proceset në Maqedoni kanë ngecur totalisht. Kriza riciklohet në mënyrë të pandërprerë dhe sigurisht se vlerësuam bashkërisht se duhet të bëhet maksimumi që të debllokohen këto procese dhe të fillojë edhe Maqedonia të ecë përpara.

E përgëzova për situatën në Shqipëri, për gjendjen që tash është shumë më e qetë se para disa muajve dhe bashkërisht vlerësuam se duhet të vazhdojmë të komunikojmë sa më shpesh dhe sa më shumë. i shpreha shqetësimet e mija se proceset në Maqedoni”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Nuk jepen detaje për qëndrimin e Presidentit Topi për zhvillimet politike në Maqedoni dhe se çfarë do ta porosisë homologun e tij maqedonas në takimin e nesërm, por kreu i shtetit shqiptar ka mirëpritur shqetësimet e kreut të opozitës shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi.
“Unë nuk i komentoj vlerësimet e Presidentit megjithatë ai mirëpriti shqetësimet e mia se situata në të gjitha dimensionet është e destabilizuar dhe sigurisht se ai ka një interesim të madh për Maqedoninë pasi aty janë një numër i madh i shqiptarëve”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Kjo është vizita e dytë zyrtare e kryetarit të PDSH-së në Tiranë.

Paraprakisht, vetëm disa javë më parë Thaçi u takua edhe më kryeministrin Sali Berisha, me ftesë të këtij të fundit.

Takimi Topi-Thaçi vjen pas dezinformimit të fundit nga disa media në Shkup, të cilat takimin e rastësishëm mes Presidentit shqiptar dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, e cilësuan si anashkalim të partisë së Thaçit. Vetë Presidenti Topi reagoi menjëherë duke kërkuar që të mos manipulohet me emrin e tij.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *