Home / Lajme / Maqedoni / Topi takoi Ahmetin

Topi takoi Ahmetin

10 mars-
Topi u interesua lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, gjithashtu edhe për regjistrimin. ” ka thënë Ahmeti, pas takimit me presidentin shqiptar Topi.

Presidenti Republikës së Shqipërisë Bamir Topi, gjatë vizitës së tij në Shkup përveç takimeve me homologun e tij maqedonas Gjorge Ivanov dhe atë të Malit të Zi, Filip Vujanoviç ka realizuar takim vetëm me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim , Ali Ahmeti.

Që të dy, kanë përshëndetur nisjen e bisedimeve Kosovë-Serbi si një hap në drejtim të duhur. Topi dhe Ahmeti, konstatuan se pavarësia e Kosovës është një realitet i pa prekshëm dhe i pa ndryshueshëm.

“Ishte një takim shumë i hapur, biseduam për situatën në Maqedoni, Shqipëri, problemet me të cilat ballafaqohemi ne këtu, por gjithashtu edhe me problemet me të cilat ballafaqohet Shqipëria, shkëmbyem mendime mbi funksionimin e institucioneve.

Topi u interesua lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, gjithashtu edhe për regjistrimin. ” ka thënë Ahmeti, pas takimit me presidentin shqiptar Topi.

Ali Ahmeti ka mohuar zërat se po vazhdohet me punimet tinxare në Kala të Shkupit, drejtë ndërtimit të Kishës e cila para një muaji shkaktoi incidente të mëdha ndër etnike dhe fetare në vend.

Gjatë vizitës së tij në Shkup, Topi realizoi një takim me zëvendëskryeministrin e Izraelit, Moshe Jalon.

Në këtë takim Presidenti Topi vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit duke u shprehur se “Dy vendet tona dhe popujt tanë, me një histori të gjatë marrëdhëniesh miqësore, ofrojnë mundësi edhe më të mëdha për thellimin dhe forcimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit dypalësh”, ka thënë Topi.

Presidenti Topi nënvizoi nevojën për intensifikimin e vizitave të ndërsjella dypalëshe të nivelit të lartë dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe të rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, ka realizuar një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, Filip Riker.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *