Home / Lajme / Rajon / Topi:Implementim sa më i plotë dhe korrekt i Marrëveshjes së Ohrit

Topi:Implementim sa më i plotë dhe korrekt i Marrëveshjes së Ohrit

17 mars-
“Kemi diskutuar edhe për çështje që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe sot kam shprehur pozicionin e Shqipërisë që implementimi sa më i plotë dhe më korrekt i marrëveshjes do të krijojë të gjitha kushtet që edhe popullsia shqiptare në Maqedoni të gëzojë të gjithë të drejtat dhe do ti shërbejë një stabiliteti të Maqedonisë dhe perspektivës të këtij vendi mik në integrimin euroatlantik” theksoi Topi, pas nënshkrimit të marrëveshjeve për bashkëpunim në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.

Presidenti shqiptar Bamir Topi sot i ka përsëritur qëndrimin e tij homologut maqedonase, Gjorgje Ivanov se Shqipëria është për implementim sa më të plotë dhe sa më korrekt të Marrëveshjes së Ohrit.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov prej mbrëmë po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ai sot u prit me një ceremoni të veçantë nga homologu shqiptar Bamir Topi, ndërsa në takimet kokë më kokë midis tyre janë shprehur prioritet e bashkëpunimit, vërejtjet dhe sugjerimet rreth politikave të brendshme sidomos nga presidenti Topi si dhe nxitjet për projekte të përbashkëta në të ardhmen.

“Si dy shtete fqinje, Shqipëria dhe Maqedonia kanë një histori të përbashkët, por edhe një ardhmëri të përbashkët”, ka deklaruar presidenti Ivanov, duke njohur se me homologun e tij nikoqir kanë biseduar për tema të interesit të përbashkët, si dy shtete ballkanike që synojnë integrimin evropian.

“Takime të tilla të këtij niveli, janë në të njëjtën kohë edhe nxitje për qeveritë tona, që të zhvillojnë projektet e përbashkëta”, pohoi Ivanov.

Ai shtoi me keqardhje se bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën politike që ekziston mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, nuk e kemi në atë ekonomike dhe arsyeja, sipas tij, qëndron tek infrastruktura jo e mirë mes dy vendeve tona.“Dhe është pikërisht Korridori VIII që mund ta përmirësonte këtë lloj bashkëpunimi, me qëllim që produktet maqedonase dhe shërbimet të mbërrijnë në Shqipëri dhe anasjellas”, vuri në dukje ai.

Presidenti Bamir Topi e ka cilësuar si mjaft të rëndësishme zbatimin Marrëveshjes së Ohrit. Topi theksoi se implementimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit do të krijojë edhe kushtet që popullsia shqiptare në Maqedoni të gëzojë të drejtat që i takon.

“Kemi diskutuar edhe për çështje që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe sot kam shprehur pozicionin e Shqipërisë që implementimi sa më i plotë dhe më korrekt i marrëveshjes do të krijojë të gjitha kushtet që edhe popullsia shqiptare në Maqedoni të gëzojë të gjithë të drejtat dhe do ti shërbejë një stabiliteti të Maqedonisë dhe perspektivës të këtij vendi mik në integrimin euroatlantik” theksoi Topi, pas nënshkrimit të marrëveshjeve për bashkëpunim në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.

Gjithashtu presidenti Topi theksoi se një nga çështjet e tjera të rëndësishme për të cilat ka diskutuar me homologun e tij maqedonas është edhe korridori i 8. Sipas tij ndërtimi i korridorit të 8 nuk është i rëndësishëm vetëm për të dyja vendet por edhe për të gjithë rajonin.

Presidenti Ivanov do të vazhdojë gjatë ditës takimet me drejtues të institucioneve shqiptare, si kryeministrin Sali Berisha, por edhe pjestarë të komunitetit maqedonas në Shqipëri.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *