Home / Sport / Vardari i ‘cekët’ për Shkëndijën

Vardari i ‘cekët’ për Shkëndijën

Shkëndija e Tetovës ka startuar sezonin pranveror me fitore bindëse 3:1 kundër Vardarit, duke rritur epërsinë në krye të tabelës.Ferhan Hasani ishte figura qendrore e ndeshjes me dy gola të shëuar dhe një assit në golin e Allomeroviqit.

Në atmosferë impozante, në praninë e rreth 10 000 shikuesëve në stadiumin e qytetit Shkëndija mundi Vardarin me rezultatin 3:1, duke rritur diferencën në krye të tabelës, tani në katër pikë para Renovës dhe pesë para Rabotniçkit. Djelmoshat ‘kuqezi’ sollën një tjetër paraqitje të mirë, megjithse Vardari tregoi se është përfrocuar shumë dhe se do të jetë shumë më kualitativ se në pjesën vjeshtore. Humbja e Renovës në Shtip dhe barazimi pa gola i Rabotniçkit me Sileksin, bëri që Shëkndija të ketë mundësi qëme fitore të arratiset në krye të tabelës, ndërsa dueli me Vardarin që më parë kishte ngjallur interes të madhe jo vetëm në Tetovë, por edhe në të gjitha trojet shqiptare. Kështu përveç ‘Ballistëve’ që janë pjesë e pandarë e Shkëndijës, në këtë takim të pranishëm ishin edhe disa grupe tjera të tifozëve, si ‘Tifozat Kuq e Zi’ dhe ‘Tirana Fanatics’ të ardhur nga Shqipëria, ‘Ujqit’ nga Ferizaj, ‘Patriotët’ – Strugë, ‘Sokolat’ – Dibër, ‘Fikshat’ – Kaçanik dhe ‘Shfercerat’ – Shkup. Risi ishte se ultrasit u tubuan në hyrje të Tetovës, derisa së bashku marshuan drejt stadiumit dhe u vëndosën tribunën ‘Marshin Beqiri’. Ndërkohë ndeshja ishte shpallur e rrezikut të lartë, mirëpo befason fakti për praninë e madhe të forcave të njësitit special, të cilët ishin pajisur sikur ishte gati të nisë lufta. Sa i përket ndeshjes Shkëndija kishte iniciativën që në fillim, ndërsa miqtë rastin e tyre e kërkonin në kundërsulme. Në minutën e 16-të, vendasit kishin goditje dënimi, ndërsa Ferhan Hasani solli një kryevepër të vërtetë, duke sjellë epërsi për Shkëndijën. Në vazhdim vendasit kontrollonin lojën, ndërsa rastet për të shënuar ishin të pakta. Kur pritej se pjesa e parë do mbyllet me epërsi minimale të Shkëndijës, futbollisti më i mirë në teren Ferhan Hasani depërtoi bukur në zonë duke assistuar për Allomeroviqin, i cili ishte i saktë për 2:0. Në pjesën e dytë Vardari hyri në kërkim të golit për tu rrikthyer në lojë, mirëpo ‘kuqezinjtë’ ishin të sigurtë në mbrojtje. Në minutën e 66-të Ersen Sali lëshoi një top me kokë për Hasanin, i cili edhe një herë tjetër tregoi klasin e tij, duke shënuar golin e dytë personal, ndërsa të tretin për Shkëndijën. Pas epërsisë prej tre golave në lojën e futbollistëve të Shkëndijës u ndje një vetëknaqësi, të cilën e shfrytëzuan miqtë në minutën e 70-të kur përmes Toni Xhangarovskit zbutën rezultatin në 3:1. Në vazhdim Shkëndija konsolidoi rradhët e saj, duke sjellë më në fund lojën e zakontë me shumë pasime dhe raste për të shënuar, mirëpo në fund rrezultati mbeti 3:1 për vendasit. Fundi i takimit solli erupcion gëzimi në stadium, deri sa futbollistët u përshëndeten me duartrokitje të gjatë për performansën e shkëlqyeshme. Me këtë fitore Shkëndija përforcon pozitën e parë dhe arrin në kuotën e 38 pikëve, katër më shumë se Renova në vendin e dytë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *