Home / Sport / Veliu debutoi për Renovën

Veliu debutoi për Renovën

Në takimin me Sileksin në formacionin e parë të Renovës u paraqit mbrojtësi i djathtë Bilall Veliu, i cili para një jave përforcoi rradhët e kampionëve aktual.

Debutimi i Veliut ishte i suksesshëm jo vetëm nga fakti që Renova mori tre pikë, por nga arsyeja se pikërisht Veliu, së bashku me Xheferin dhe autorin e dy golave Jancevskin ishin më të mirët në fushë. ‘ Kam ardhur në Renovë për të dhënë kontributin tim në arritjen e sukseseve dhe jam i lumtur që mundëm Sileksin. Shpresoj që edhe në ndeshjet e ardhshme të vazhdojmë me paraqitje të mira dhe të ngjitemi sa më lartë në renditje”, ishin fjalët e Veliut pas ndeshjes të së shtunës. Angazhimi i Veliut që në ndeshjen e parë u vërtetua se do të jetë përforcim i mirë për xhepcishtasit, të cilët kishin shumë probleme në këtë repart, në tentimin për të siguruar klasifikim sa më të mirë në renditje. Interesant është fakti se Veliu në fanellën e Renovës debutoi kundër Sileksit, skuadër në të cilën ishte paraqitur para disa viteve. Ndërkohë ai këtë sezon do të luajë edhe kundër klubit që e afirmoi në Maqedoni, Shkëndija.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *