Home / Sport / Veliu:’Renova do tregojë fytyrën e vërtetë’

Veliu:’Renova do tregojë fytyrën e vërtetë’

“Jam i kënaqur me rrjedhën e gjërave në ndeshjen e parë me Renovën. Fituam 3:1 Sileksin dhe mendoj se pjesa e parë e takimit jep hapsirë për të qenë optimist. Ndoshta në pjesën e dytë lëshuam pak të pësojë rënie niveli i lojës, por besoj se në të ardhmen do të përmirësohemi ende. Sigurisht prioritet i yni është që të sigurojmë dalje në Europë, mirëpo nëse na jepet rasti për dicka më shumë do të japim maksimumin që të marrim atë”, deklaroi mbrojtësi i djathtë i Renovës Bilall Veliu.

Të shtunën e kaluar skuadra e Renovës mundi Sileksin 3:1, duke sjellë fitoren e parë në pjesën pranverore të kampionatit. Pas dy disfatave paraprake dhe barazimit në fushë të vet me Rabotnickin, tre pikët e të shtunës sjellin sinjal të qartë se ekipi po gjen stabilizimin dhe në të ardhmen do të jetë i denjë për të sjellë rezultate pozitive. Për dallim nga tre sfidat e para pranverore kur ekipi sillte dështime, trajneri Sokoli kundër Sileksin në fushë hodhi formacion me shumë ndryshime dhe kjo si duket dha rezultat. Në 11-shen e parë u gjet edhe përforcimi i fundit i xhepcishtasve, Bilall Veliu, i cili që në debutimin e tij tregoi se do të jetë përforcim i madh për krahun e djathtë të skuadrës kampione në fuqi. “Jam i kënaqur me rrjedhën e gjërave në ndeshjen e parë me Renovën. Fituam 3:1 Sileksin dhe mendoj se pjesa e parë e takimit jep hapsirë për të qenë optimist. Ndoshta në pjesën e dytë lëshuam pak të pësojë rënie niveli i lojës, por besoj se në të ardhmen do të përmirësohemi ende”, u shpreh mbrojtësi i djathtë Bilall Veliu, i cili shtoi. “Renova ka cilësi dhe kualitet për të qenë në kreun e tabelës. Unë këtu erdha për të fituar dhe besoj se kemi kapacitet për një gjë të tillë. Nuk pata nevojë për shumë akomodim në ekip, pasi thuajse me 90 % të futbollistëve njihemi mirë dhe kemi luajtur bashkë në të kaluarën”, tha numri ‘2’ i Renovës. Tani kur futbollistët më në fund arritën të marrin fitoren e parë në pranverë, besojnë se do të jetë më lehtë të luajnë pa ngarkesën që kishin më parë dhe kjo ndoshta do të jetë avantazh për të vazhduar ecurinë pozitive. Pauza dy javore në kampionat gjithashtu është e mirëseardhur për të mënjanuar të gjithë gabimet e shfaqura në lojën e ‘gjipspunuesëve’, të cilët shpresojnë të realizojnë ambicet e pronarëve të klubit. “Ne tani po punojmë intenzivisht në eliminimin e gabimeve që shfaqen në periudha të caktuara të lojës, deri tentojmë të ngrisim nivelin e lojës. Unë kam besim në kualitetin e shokëve të ekipit dhe mendoj se kemi cilësi për rezultate të mira. Besoj se me një ecuri të mirë në fazën e tretë të kampionatit në fund do të jemi aty ku duam ne dhe pronarët e klubit. Sigurisht prioritet është që të sigurojmë dalje në Europë, mirëpo nëse na jepet rasti për dicka më shumë do të japim maksimumin që të marrim atë”, përfundoi Veliu, duke aluduar ndoshta në shpresat për mbrojtjen e titullit të kampionit. Mirëpo edhe ai edhe të gjithë tjerët nga tabori i Renovës si ambice parësore kanë sigurimin e një vendi për në arenën ndërkombëtare, që do të ishte hera e katërt me rradhë, pasi Renovë para tre viteve debutoi në Europë në Kupën INTER TOTO, më pas luajti në kualifikimet e Europa Ligës, derisa verën e shkuar ishin pjesë e para-kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *