Home / Lajme / Maqedoni / Vendoset gurrëthemeli i sallës në Reçicë të Madhe

Vendoset gurrëthemeli i sallës në Reçicë të Madhe

3 mars-
“”Ndjej kënaqësi që sot në këtë vend hedhim gurrthemelin edhe të një objekti kapital për Reçicën e Madhe dhe Tetovën.
Vetëm para 1 muaji kur kishim takim me qytetarët e Reçicës së Madhe ju premtuam se këtu do të ndërtojmë sallë sportive dhe ndjej kënaqësi dhe dua të theksojë se gjithmonë sikurse deri tash, edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me ndërtimin e sallave dhe shkollave nëpër rajonet shqipare”, deklaroi zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi.

Tetovë, 3 mars-Edhe shkolla fillore “Përparimi” në fshatin Reçicë e Madhe të Tetovës do të ketë sallë sportive.
Me këtë rast të sot është vendosur edhe gurrëthemeli për ndërtimin e saj.

Në ceremoninë e vënies së gurrëthemelit ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, deputet, zëvendësministra, kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, dhe funskionarë tjerë.

Kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, tha se është i gatshëm të përkrah këto projekt edhe pse deri më tani nuk janë cekur të hollat se sa janë investuar.
“Edhe pse ndërtimi i sallave sportive është një projekt Qeveritarë, komuna e Tetovës ka dhënë ndihmën e nevojshme për ndërtimin e tyre. Asnjëherë nuk kam përmendur shifrat që janë investuar në këto salla nga komuna e Tetovës, sepse kam vlerësuar se më e rëndësishme në këtë moment është ndërtimi i plotë i sallave sportive.

Por jemi të vendosur që edhe në të ardhmen të kontribuojmë për ndërtimin e këtyre sallave”, tha Bexheti. Zëvendëskryeministri i qeverisë Abdilaqim Ademi tha se qeveria deri më tani ka investuar në salla sportive, por më pas do të investojë edhe në shkolla.

“”Ndjej kënaqësi që sot në këtë vend hedhim gurrthemelin edhe të një objekti kapital për Reçicën e Madhe dhe Tetovën.
Vetëm para 1 muaji kur kishim takim me qytetarët e Reçicës së Madhe ju premtuam se këtu do të ndërtojmë sallë sportive dhe ndjej kënaqësi dhe dua të theksojë se gjithmonë sikurse deri tash, edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me ndërtimin e sallave dhe shkollave nëpër rajonet shqipare”, deklaroi zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi.

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës Lindita Qazimi, u shpreh se deri më tani në komunën e Tetovës gjithsej do të ketë 5 salla sportive, në kuadër të projektit 154 salla që finansohen nga qeveria.Zëvendësministrja Lindita Qazimi sqaroi se ky project është një ndërprjektet e shumta që Ministria e Arsimit është duke realizuar në kuadër të modernizimit të arsimit fillorë dhe të mesëm në Maqedoni.

Zëvendësministrja Qazimi deklaroi se salla në Reçicë të Madhe do të përfundojë në një afat shumë të shkurtër, ndërsa nxënësit dhe qytetarët e Reçicës së Madhe do të kenë mundësi që ta shfrytëzojnë këtë sallë për aktivitete sportive dhe kulturore.

Edhe autoritetet e shkollës janë shprehur të kënaqur me këto investime pasi që sallat sportive do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve në aktivitetet sportive.(U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *