Home / Lajme / Maqedoni / Vizita e Pacollit-Policia paralajmëron vozitësit

Vizita e Pacollit-Policia paralajmëron vozitësit

22 mars-
Policia e Tetovës apelon që këtë ditë nëse nuk është e nevojshme të mos lëvizet me vetura në rrugët e lartëpërmendura dhe më tepër të shfrytëzohen në rrugët anësore”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga kryeshefi i Policisë së Tetovës Shefik Bajrami.(U.H)

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë përmes një njoftimi, ka paralajmëruar shfrytëzuesit e automjeteve nga Tetova dhe Gostivari se më datë 24 mars ditën e enjte prej orës 06.00 e deri në orën 20.00 të mos i parkojnë veturat e tyre në rrugën e Ilindenit, Marshall Tito, Bllagoja Toska dhe rrugën JNA sepse në këtë kohë në Tetovë do të qëndrojë kryetari i republikës së Kosovës Bexhet Pacolli i cili do të takohet me kryetarin e komunës së Tetovës Sadi Bexheti dhe do të vizitoj Xhaminë e Pashës, njofton Televizioni Koha.

“Pronarët e automjeteve që nuk do t`i largojnë veturat nga këto rrugë do të dënohen dhe veturat e tyre do të zhvendosen me shërbimin e Marimangës.
Policia e Tetovës apelon që këtë ditë nëse nuk është e nevojshme të mos lëvizet me vetura në rrugët e lartëpërmendura dhe më tepër të shfrytëzohen në rrugët anësore”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga kryeshefi i Policisë së Tetovës Shefik Bajrami.(U.H)

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *