Home / Lajme / Maqedoni / Volebek: OSBE e shqetësuar për krizën politike në Maqedoni

Volebek: OSBE e shqetësuar për krizën politike në Maqedoni

18 mars-
“Më vjen keq që ende nuk është siguruar një dialog konstruktiv politik, për të arritur tek zgjidhja e të gjitha problemeve dhe për tejkalimin e krizës”, deklaroi Volebek sot në Shkup, pas vizitës së tij dyditore dhe takimeve me zyrtarët e lartë shtetëror dhe përfaqësuesit e partive politike.

Komisari i lartë i OSBE-së, Knut Volebek ka shprehur shqetësime për mungesën e sigurimit të dialogut politik për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

“Më vjen keq që ende nuk është siguruar një dialog konstruktiv politik, për të arritur tek zgjidhja e të gjitha problemeve dhe për tejkalimin e krizës”, deklaroi Volebek sot në Shkup, pas vizitës së tij dyditore dhe takimeve me zyrtarët e lartë shtetëror dhe përfaqësuesit e partive politike.

Komisari i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare, Volebek ka nënvizuar se me rëndësi të veçantë për Maqedoninë është stabilitetin i brendshëm dhe prosperiteti, drejt proceseve evrointegruese. Volebek në takimet me përfaqësuesit e partive politike ka biseduar edhe për marrëdhëniet ndëretnike si dhe çështjet e integrimit të komuniteteve joshumicë në institucionet e shtetit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *