Home / Sport / Volejboll, Shkëndija mund 3:0 Kumanovën, kualifikohet në 1/2 e finales

Volejboll, Shkëndija mund 3:0 Kumanovën, kualifikohet në 1/2 e finales

‘Kuqezinjtë’ të mërkurën në kuadër 1/4 së Kupës së Maqedonisë në teren mysafir mundën Kumanovën me rezultatin maksimal 3:0, duke siguruar kualifikim në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. Ndërkohë të shtunën në kuadër të kampionatit Shkëndijë përsëri do të jetë mysafire e Kumanovës, kësaj rradhe në kërkim të pikëve për të ruajtur kreun e tabelës.

Klubi i volejbollit Shkëndija Tetovë vazhdon me paraqitjet impresionuese duke shkelur gjithçka që i del përpara. Pas tre fitoreve të pastërta në kampionat, ‘kuqezinjtë’ të mërkurën në kuadër 1/4 së Kupës së Maqedonisë në teren mysafir mundën Kumanovën me rezultatin maksimal 3:0. Djelmoshat e Durim Lumës që në fillim e kapën me seriozitet punën duke vendosur epërsi bindëse dhe në këtë mënyrë setin e parë e mbyllën me rezultat 25:12. Në setin e dytë përsëri imazhe të njëjta në parket. Shkëndija bindëse, e fortë, e pandalshme për Kumanovën, që në fakt me kualitet është shumë pas. 25:13 ishte rezultati i setit të dytë, për rezultat 2:0. Në setin e tretë trajneri Luma futi në lojë volejbollistë të rrinjë të cilët edhe një herë tjetër treguan se janë duke u pjekur mirë për të qenë në të ardhmen bartës së lojës së Shkëndijës. ‘Kuqezinjtë’ morën setin e fundit me rezultat 25:17, duke mbyllur ndeshjen me fitore të rëndësishme dhe duke siguruar kualifikim në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në Volejboll. ‘Fitore e rëndësishme për ne, megjithse Kumanova në asnjë moment nuk arriti të ngritet në nivelin tonë. Kjo gjë na mundësoi t’u japim shansin për të laujtur më të rrinjëve, kështu që Eldin Rustemi dhe Besim Luma ishin vazhdimisht në lojë edhe gjatë dy seteve të para dhe mund të them se kanë zhvilluar rreth 90% të përballjes, deri sa setin e tretë luajtëm komplet me përbërjen e të rrinjëve. Unë jam i kënaqur me paraqitjen e tyre dhe sigurisht se në të ardhmen do të kenë të tjera mundësi për të laujtur’-sqaroi trajneri i Shkëndijës Durim Luma, i cili shtoi se ekipi tetovar kërkon titullin edhe në kuadër të Kupës. ‘Ne kemi krijuar ekip të fortë dhe sigurisht se kërkojmë të fitojmë kampionatin dhe kupën. Tani jemi në katër më të mirat dhe presim vendimin e formatit se si do të luhet faza e fundit. Ndoshta do të jetë turne, ndoshta eliminim, s’jemi ende të sigurtë?! E sigurtë është se si do që të jetë, ne do të kërkojmë titullin, ndërsa planifikojmë që në rast të vendoset të zhvillohet mini-turne, ne të paraqitemi si organizatorë të mundshëm’. Ndërkohë sa i përket kampionatit është interesant fakti se Shkëndija përsëri do të përballet me Kumanovën dhe përsëri në teren mysafir. Kjo do të jetë mundësi e re që në lojë të paraqiten volejbollistët më të rrinjë, nga të cilët pritet tjetër performansë e mirë. Ndeshja Kumanova-Shkëndija zhvillohet të shtunën me fillim në orën 19:00.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *