Home / Sport / Volejboll, Shkëndija pa problem me Vardarin

Volejboll, Shkëndija pa problem me Vardarin

Në kuadër të javës së 15-të në Ligën e Parë të volejbollit të Maqedonisë, djelmoshat ‘kuqezi’ mundën Vardarin me rezultatin maksimal 3:0.

Klubi i volejbollit Shkëndija vazhdon të shkelë gjithcka që i del përpara. Në kuadër të javës së 15-të në Ligën e Parë të volejbollit të Maqedonisë, djelmoshat ‘kuqezi’ mundën Vardarin me rezultatin maksimal 3:0. Si zakonisht në ndeshjet që zhvillohen në Tetovë, në atmosferë të bukur dhe para një numri të madh të shikuesve Shkëndija që në fillim paralajmëroi gëzimin e rradhës, megjithse Vardari në fazën fillestare të takimit arrinte të mbajë në një mënyrë baraspeshën në rezultat, duke mos lejuar që vendasit të shkëputen. Megjithatë Shkëndija vazhdonte me lojë të sigurtë, deri sa jashta fushës, bëhej gati për tu inkuadruar në lojë Gazmend Husaj, i cili pas një kohe qëndrim në Bahrein, ka vendosur të rrikthehet në taborin e Shkëndijës. Inkuadrimi i tij në lojë, bëri diferencë të madhe dhe nga ai moment Vadrari në asnjë moment nuk mundej t’i bëjë ballë Shkëndijës. ‘Kuqezinjtë’ setin e parë e fituan me rezultatin 25:22, duke avansuar 1:0 dhe duke paralajmëruar lojë edhe më të mirë në vazhdim. Në setin e dytë Shkëndija e udhëhequr nga goditjet e pandalshme të Husajt, i cili ishte i jashtëzakonshëm edhe në bllok si dhe pritjet e sigurta të Abazit vazhdoi të dominojë, duke mbyllur në fund setin me rezultat 25:16, për epërsi 2:0. Vlen të ceket se në këtë fazë të ndeshjes disa herë në shprehje vinte shkëlqimi i të riut Eldin Rustemi, i cili realizoi disa blloqe të sigurta, deri sa i sigurtë ishte edhe në sulm, kur me goditje të fortë fitonte vazhdimisht pikë. Në setin e tretë miqtë ishin të shkatëruar dhe nuk mundnin të mbajnë rritmin e fortë të Shkëndijës, të cilët vazhdonin përmes Husajt të shkelin Vardarin. ‘Kuqezinjtë’ në setin e tretë bënë diferencë të madhe dhe insistonin që pikën e fundit ta fitojnë të rrinjë Rustemi e Luma. 25:12 ishte rezultati i setit të tretë që fiksoi fitoren 3:0 të Shkëndijës, të cilët vazhdojnë ti prijnë sigurtë renditjes tabelare duke ecur me hapa të mëdhej drejt titullit të parë të kampionit në historin e tyre.
“Jam i kënaqur me lojën dhe fitoren që erdhi si rezultat i angazhimit maksimal të volejbollistëve. Lojtarët tanë treguan se nuk kanë konkrencë dhe se me meritë gjenden në vendin e parë. Shpresoj të vazhdojmë me këtë rritëm dhe nëse realizojmë këtë gjë, atëherë s’kam dyshim se titulli do të na takojë neve”, deklaroi trajneri i KV Shkëndija, Durim Luma.

Në ndeshjet tjera Aba Strumica me rezultatin 3:0 mundi Mavisin, ndërsa vazhdojnë paraqitjet katastrofale të Lirisë së Zherovjanit të cilët u deklasuan 3:0 nga Bezbednosti duke arritur që për tre sete të fitojnë vetëm 18-të pikë.

Rezultatet e javës së 15-të:
Shkëndija-Vardari 3:0 (25:22, 25:16, 25:12)
ABA Strumica-Mavis 3:0 (25:16, 25:14, 25:23)
Bezbednost-Liria 3:0 (25:5, 25:4, 25:9).

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *