Home / Sport / Volejboll, Shkëndija pret Liria-n

Volejboll, Shkëndija pret Liria-n

Në Tetovë ndeshen skuadrat shqiptare

Liga e Parë e Volejbollit të Maqedonisë sjell aktivitete në mesjavë kur në program do të jenë ndeshjet e xhiros së 17-të. Në qendër të vëmendjes për opinionin shqipatar është përballja e të ejntes, kur në palestrën sportive të shkollës së mesme të mjekësisë do të takohen Shkëndija dhe Liria. Ky duel është interesant vetëm nga fakti se do ti vëndosë përballë njëra-tjetrës dy skuadrat shqiptare të rajonit të pollogut, ndërsa sa i përket karakterit garues nuk priten paqartësi, pasi dallimi në kualitet është shumë i madh. Shkëndija për momentin pa diksutim është skuadra më e fortë në Maqedoni dhe këtë e dëshmon edhe pozita e tyre në tabelë, ku janë liderë. Ndërkohë në anën tjetër Liria po përjeton kohëra të vështira dhe në këtë drejtim ata janë të kufizuar në të gjitha drejtimet, përfshi këtu edhe numrin e vogël të volejbollistëve, të cilët fatkeqësisht me kualitet janë shumë pas standardit të skuadrave tjera që garojnë në Ligën e Parë, kurse me Shkëndijën as që mund të krahasohen. Për këtë qëllim pritet fitore e lehtë e Shkëndijës në rrugëtimin e tyre të sigurtë drejt titullit të kampionit, derisa është për tu besuar se trajneri Durim Luma do tu japë mundësinë për të luajtur volejbollistëve më të rrinjë, të cilët gjithnjë e më shumë po dëshmojnë kualitetet e tyre. Takimi mes Shkëndijës dhe Lirisë zhvillohet të ejnten në palestrën sportive të shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë, me fillim në orën 19:00. Ndërkohë po të ejnten nga ora 17:30 skuadra e Bezbednostit përballet me Borec Brankon. Të mërkurën u zhvillua sfida mes Strumica Abas dhe Sinalkos, ndërsa për më 3 prill është caktuar të zhvillohet takimi mes Kumanovës dhe Mavisit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *