Home / Lajme / Maqedoni / Xhamia Burmali, Këshilli koordinativ kundërshton shitjen e tokës së xhamisë

Xhamia Burmali, Këshilli koordinativ kundërshton shitjen e tokës së xhamisë

18 mars-
‘Këshilli koordinativ përkujton se Qeveria e Maqedonisë nuk i është përgjigjur apeleve dhe kërkesës që vendi i Xhamisë Burmali t’i ndahet poseduesit legal historik, Bashkësisë Fetare Islame”, thuhet në reagim.

Këshilli koordinativ i organizatave joqeveritare për rindërtimin e Xhamisë Burmali, përmes një reagimi me shkrim ka kundërshtuar shpalljen e fituesit të tenderit për shitjen e tokës së këtij objekti fetar islam në sheshin e Shkupit. Sipas këshillit, kjo tokë është vakëf i Xhamisë Burmali, ndaj edhe nuk guxon t’i jepet askujt.

‘Këshilli koordinativ përkujton se Qeveria e Maqedonisë nuk i është përgjigjur apeleve dhe kërkesës që vendi i Xhamisë Burmali t’i ndahet poseduesit legal historik, Bashkësisë Fetare Islame”, thuhet në reagim.

Më tej, Këshilli përkujton Qeverinë se kthimin e tokës në pronësi të BFI-së, duhet ta bëjë në procedurë të njëjtë siç ka vepruar me rastin e Kishës Ortodokse Maqedonase, e cila tanimë posedon tokën e vet në shesh. Këshilli koordinativ, gjithashtu në reagim i përkujton të gjithë faktorët politikë, se iniciativa për kthimin dhe rindërtimin e Xhamisë Burmali ka një rëndësi rajonale, ndëretnike dhe ndër-konfesionale.

Të premten e kaluar, Ministria e Transportit shpalli fituesin e tenderit që do të ndërtojë hotelin e stilit barok dhe Shtëpinë e Oficerëve në vendin ku dikur ka ekzistuar Xhamia Burmali. Tenderin e ka fituar miliarderi grek Dimitris Kondominas.alsat-m

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *