Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhen organet e shoqatë së juristëve

Zgjedhen organet e shoqatë së juristëve

2 mars-
Shoqata e juristëve shqipatarë të Republikës së Maqedonisë do të ketë për qëllim aftësimin e juristëve të rinj për kyçjen e tyre në rrjedhat e proceseve shoqërore dhe profesionale, trajtim dhe dhënie të mendimeve profesionale për ligjet, aktet nënligjore, për funksionimin e sistemit juridik, organeve dhe institucioneve në vend, organizimin e debateve, tribunave për fushat e ndryshme të drejtësisë, etj.

Anëtarët e Shoqatës së juristëve shqipatarë të Republikës së Maqedonisë, zgjodhën organet e reja të Shoqatës. Me Shoqatën e juristëve shqipatarë të Republikës së Maqedonisë, për katër vitet e ardhshme do të udhëheqë Magjistër Afet Mamuti, doktorant i shkencave juridike civile në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Për nënkryetarë të Shoqatës së juristëve shqipatarë të Republikës së Maqedonisë janë zgjedhur docente Fatmire Lumani, profesoreshë e të drejtës kushtetuese dhe Doktor Qebir Avziu, doktor i shkencavje juridike penale, ndërkaq në Kryesinë e Shoqatës së juristëve shqipatarë të Republikës së Maqedonisë janë zgjedhur emra nga fusha akademike e drejtësisë.

Shoqata e juristëve shqipatarë të Republikës së Maqedonisë do të ketë për qëllim aftësimin e juristëve të rinj për kyçjen e tyre në rrjedhat e proceseve shoqërore dhe profesionale, trajtim dhe dhënie të mendimeve profesionale për ligjet, aktet nënligjore, për funksionimin e sistemit juridik, organeve dhe institucioneve në vend, organizimin e debateve, tribunave për fushat e ndryshme të drejtësisë, etj.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *