Home / Sport / Zhvillohet Kuvendi i rregullt vjetor i LFK Tetovë

Zhvillohet Kuvendi i rregullt vjetor i LFK Tetovë

Pas shumë paqartësive që ishin të pranishme në futbollin tetovar, të shtunën është mbajtur kuvendi i rregull vjetor i Lidhjes Futbollistike Komunale të Tetovës.

Në përputhje me statutin LFK Tetovë, kryetari i kësaj lidhjeje Mehmet Abdiu kishte ftuar këtë kuvend, në të cilin u zgjidhën disa paqartësi. Nga 62 delegatë që figurojnë në LFK Tetovë, në kuvend ishin të pranishëm 43, ndërsa pjesëmarës ishte edhe nënkryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Qenan Idrizi, sekretari i përgjithshëm Igor Klimper, anëtari i Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë Ilija Jovkov dhe komisari për gara pranë FFM-së Mile Spirkovski. Në mesin e disa pikave të rendit të ditës, në sy ra zgjedhja e këshillit drejtues 9-të anëtarshë, aprovimi i statutit të ri dhe zgjedhja e këshillit mbikëqyrës të LFK Tetovë. “Përfundimisht shpresojmë se në Tetovë kemi bashkuar të gjitha forcat, për të siguruar një të ardhme më të mirë të futbollit. Tetova ishte dhe do të mbetet qendra më madhe e futbollit në vend, pas asaj të Shkupit. Në bashkëpunim me organet e FFM-së dhe në veçanti nënkryetarin e FFM-së Qenan Idrizin do të krijojmë kushte më të mira, sidomos për grupmoshat e reja, të cilat do t’i ndihmojmë me rekuizite ta ndrsyhme sportive dhe ndihma tjera. Besoj se çdo gjë do të rrjedhë mirë”, tha pas përfundimit të Kuvendit, kryetari i LFK Tetovë, Mehmet Abdiu. I kënaqur me rrjedhën e Kuvendit të LFK Tetovë ishte edhe Sekretari i përgjithshëm i FFM-së Igor Klimper, i cili potencoi kënaqësinë për pjesëmarjen masive të kuvendarëve. “Kjo dëshmon qartë se Tetova është një qendër e madhe e futbollit dhe ashtu do të vazhdon të mbetet edhe në të ardhmen”, tha Klimer.
Pas përfundimt të Kuvendit vjetor të LFK Tetovë mes të tjerave u vendos që Këshilli Drejtues të përbëhet nga: Mehmet Abdiu, Borçe Mirçevski, Qenan Idrizi – Renova, Ramadan Ramadani – Drita, Branko Manojllovski – Aktivi i gjyqtarëve, Irfan Ajrullai – Rrufeja-M, Ajetali Dervishi- futsall, ndërsa dy vende janë lënë të lira për përfaqësues të KF Shkëndija dhe KF Teteksi, të cilët nuk ishin të pranishëm në këtë Kuvend.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *