Home / Lajme / Maqedoni / Zyra e presidentit Topi përgëjeshtron takim zyrtar me Ahmetin, reagon PDSH-ja

Zyra e presidentit Topi përgëjeshtron takim zyrtar me Ahmetin, reagon PDSH-ja

11 mars-
Takimi me zotin Ali Ahmeti, i cili ka ngjallur ndjeshmërinë e partive të tjera shqiptare në Maqedoni, ka qenë një takim rastësor i bërë në mjediset ku po zhvillohej ceremonia e përurimit të Qendrës Përkujtimore të Holokaustit. Gjithashtu me këtë rast, Presidenti Topi ka zhvilluar një bisedë telefonike duke u përshëndetur edhe me zotin Menduh Thaçi, i cili nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni”, theksoi Drejtoria për Informim e presidencës shqiptare

Presidenti shqiptar Bamir Topi në një komunikatë për media ka sqaruar lidhur me vizitën e tij në Shkup dhe takimin vetëm me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, që ngjalli reagimet e partive opozitare.

Reagimi i presidencës shqiptare pasoi sot.

“Gjatë qëndrimit në Shkup, Presidenti Topi, nuk ka pasur asnjë takim të programuar me drejtues të partive politike shqiptare në Maqedoni. Takimi me zotin Ali Ahmeti, i cili ka ngjallur ndjeshmërinë e partive të tjera shqiptare në Maqedoni, ka qenë një takim rastësor i bërë në mjediset ku po zhvillohej ceremonia e përurimit të Qendrës Përkujtimore të Holokaustit. Gjithashtu me këtë rast, Presidenti Topi ka zhvilluar një bisedë telefonike duke u përshëndetur edhe me zotin Menduh Thaçi, i cili nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni”, theksoi Drejtoria për Informim e presidencës shqiptare.

Në njoftim më tej nënvizohet se presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi gjithmonë ka inkurajuar e mbështetur bashkëpunimin e harmoninë mes forcave politike shqiptare në Maqedoni si faktorë stabiliteti e paqeje, edhe në rajon.

“Çdo interpretim tjetër i takimit të rastësishëm me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, është i pasaktë dhe nuk i kontribuon aspak frymës së vazhdueshme që Kryetari i Shtetit shqiptar ka përçuar për unitetin e faktorit shqiptar në Maqedoni, si kontribues i rëndësishëm i aspiratave integruese të vendit. Me këtë rast Presidenti Topi rithekson se vetëm bashkëpunimi, uniteti dhe angazhimi institucional i faktorit shqiptar në Maqedoni, janë rruga e duhur për të realizuar aspiratat e tyre në kuadrin e integrimit euroatlantik të këtij vendi mik”, thuhet në fund të njoftimit të presidentit Bamir Topi.

Ndërkohë që nga Partia e Thaçit PDSH-ja, e ka quajtur mashtrim të radhës me opinionin takimin e Ahmetit dhe Topit. Shpifjen për gjoja se Presidenti i Shqipërisë ka anashkaluar PDSH-në dhe kryetarin e saj Thaçi, e përgënjeshtron edhe kabineti i presidentit, gjegjësisht Drejtoria për informim publik pranë Institucionit President i Republikës. Me këtë veprim ju edhe njëherë dëshmoni se jeni bërë vetëm dekor i qeverisjes së VMRO-së dhe në mungesë të realizimit të projekteve për të cilët keni mashtruar elektoratin si dhe paaftësia Juaj për të mbrojtur interesin politik të shqiptarëve, ju këtë e kompensoni me shpifje të ndryshme, për të cilën dita ditës bindemi se është gjëja e vetme të cilën e kryeni me sukses. Inferioritetin tuaj në këtë qeverisje e dëshmon edhe ajo se keni filluar të sajoni takime me figura politike siç është Presidenti i Republikës së Shqipërisë, të cilin përpos në sajime vështirë se e takoni. Kësaj radhe ngelet të shohim se si do ta përballoni këtë turp”, thuhet në komunikatën e PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *