Home / Lajme / Maqedoni / Zyrtarizohet RDK e Osmanit

Zyrtarizohet RDK e Osmanit

26 mars-
Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga këshilli themelues, duke bërë të ditur se promovimi i partisë do të bëhet të dielën pasdite në ambientet e hotel “Holidey Inn” në Shkup.

Të dielën do të promovohet zyrtarisht partia e re Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) e udhëhequr nga Rufi Osmani, kryetari aktual i Gostivarit.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga këshilli themelues, duke bërë të ditur se promovimi i partisë do të bëhet të dielën pasdite në ambientet e hotel “Holidey Inn” në Shkup.

Nismëtari për formimin e këtij subjekti të ri politik, Rufi Osmani ka prezantuar edhe disa nga pikat kyçe të platformës politike të RDK-së, në të cilat janë: avancimi i statusit të shqiptarëve si popull shtetformues në Maqedoni, parimi i konsensusit politik, zyrtarizimi i gjuhës shqipe në gjitha nivelet nacionale, ndarja proporcionale e buxhetit të shtetit në investimet kapitale, decentralizimi më efikas sipas modelit të vitit 1974 por pa komponentin ideologjike, etj. Partia e re tanimë ka themeluar një këshill organizativ dhe përfaqësues të këshillave nëpër qytete

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *