Home / Lajme / Maqedoni / 5 qershori dita e zgjedhjeve

5 qershori dita e zgjedhjeve

15 prill-“Në fund të ditës së djeshme Parlamenti vendosi se legjitimiteti I subjekteve parlamentare politike duhet të shqyrtohet nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. U apeloj të gjitha partive politike për përgjegjësinë që e ka secili prej tyre në sigurimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike”, tha Veljanovski.

Kryeparlamentari i Maqedonisë Trajko Veljanovski, sot e nënshkroi vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 5 qershor. Ai u apeloi të gjithë aktorëve politikë të japin kontributin e tyre, që zgjedhjet të jenë fer dhe demokratike.

Shpallja e zgjedhjeve vije pas shpërbërjes së djeshme të Parlamentit, me çka përfundoi mandati i përbërjes së deritanishme, që u zgjodh gjithashtu në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 1 qershor të vitit 2008.

“Në fund të ditës së djeshme Parlamenti vendosi se legjitimiteti I subjekteve parlamentare politike duhet të shqyrtohet nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. U apeloj të gjitha partive politike për përgjegjësinë që e ka secili prej tyre në sigurimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike”, tha Veljanovski.

Zgjedhjet e 5 qershorit janë të dytat e llojit të jashtëzakonshëm, ndërsa të shtatat zgjedhje parlamentare nga pavarësimit të Maqedonisë. Të parat u mbajtën në vitin 1990, pasuan ato të vitit 1994, të tretat në vitin 1998, të vitit 2002, të pestat në vitin 2006, ndërsa të fundit në vitin 2008.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *