Home / Lajme / Maqedoni / 538 vende më pak për nxënësit shqiptarë

538 vende më pak për nxënësit shqiptarë

1 prill-“Pakësimi në përgjithësi i numrit të paraleleve, sipas saj, ka të bëjë me tendencën për të krijuar një politikë më realiste të hapjes së paraleleve dhe që do të jetë më afër nevojave reale. “Vjet kishim shumë shkolla dhe shumë komuna të cilat nuk arritën ti plotësojnë paralelet të cilat i kishim lejuar, sepse kishin kërkuar shumë më tepër se sa janë nevojat”, thotë zëvendësministrja.

Është zvogëluar për 538 vende ose 16 paralele më pak hapësira për regjistrimin e nxënësve shqiptarë në shkollat e mesme për vitin shkollor 2011/2012. Kjo, sikurse shpjegojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, është rezultat i kërkesave shumë më të vogla që janë bërë nga ana e komunave për hapjen e paraleleve të mesme në komunat respektive, si dhe rezultat i zvogëlimit të dukshëm të nxënësve që mbarojnë arsimin fillor.

Kështu, nëse në vitin shkollor 2009/2010, arsimit fillor e mbaruan 9.037 gjysmëmaturantë shqiptarë, në vitin shkollor 2010/2011 – klasën e tetë do ta përfundojnë 8.462 nxënës shqiptarë, shpjegon zëvendësministrja e Arsimit, Lindita Qazimi. “Pra, sivjet kemi 572 nxënës shqiptarë më pak që mbarojnë shkollimin fillor se sa numri i njëjtë i vitit të kaluar”, thotë Qazimi. Përveç kësaj, MASH thotë Qazimi, për nxënësit shqiptarë, por edhe për nxënësit maqedonas, ka lejuar më tepër paralele se sa ishin kërkuar prej komunave.

“Sa u takon paralele shqiptare, nga ana e komunave ishin kërkuar 32 paralele më pak, pra 291 paralele gjithsej. Mirëpo, Komisioni Shtetëror për Regjistrimin e Nxënësve në Shkollat e Mesme vendosi që ta përgjysmojë atë numër, respektivisht të rritë për 16 paralele më shumë se sa ishin kërkuar prej komunave”, thotë Qazimi.

Më pak paralele se sa janë lejuar, sipas saj ishin kërkuar nga Komuna e Tetovës dhe Gostivarit, kurse të gjitha propozimet për paralelet e vitit 2011/2012, thotë se janë kërkuar me konsensus të plotë etnik. “Kemi kontaktuar të gjitha komunat dhe këshilltarët shqiptarë të komunave me shumicë maqedonase dhe sipas asaj që na informuan, shqiptarët nuk janë mbivotuar në asnjë rast”, thotë Qazimi.

Me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme për vitin 2011/2012 është zvogëluar në përgjithësi numri i vendeve të lejuara, krahasuar me konkursin e njëjtë të një viti më parë.

Zëvendësministrja Qazimi thotë se në gjuhën maqedonase janë lejuar 708 paralele për vitin 2011/2012, ndërsa vjet më parë – ky numër ishte i barabartë me 820 paralele. “Pakësimi në përgjithësi i numrit të paraleleve, sipas saj, ka të bëjë me tendencën për të krijuar një politikë më realiste të hapjes së paraleleve dhe që do të jetë më afër nevojave reale. “Vjet kishim shumë shkolla dhe shumë komuna të cilat nuk arritën ti plotësojnë paralelet të cilat i kishim lejuar, sepse kishin kërkuar shumë më tepër se sa janë nevojat”, thotë zëvendësministrja.

Edhe pse numri i vendeve të lejuara me konkurs është përsëri më i madh se sa numri i nxënësve që mbarojnë shkollën fillore, këtë vit Konkursi pretendon të jetë më afër realitetit. Në këtë kontekst, zëvendësministrja Qazimi thotë se do të veprohet edhe me shkollat ku jepen me shumicë paralelet në gjuhën maqedonase.

Ditë më parë, KOHA sensibilizoi rastin e shkollës së mesme “Cvetan Dimov” në Shkup, ku caktohet formimi i pesë paraleleve maqedonase, ndërsa vjet – në afatin e parë të regjistrimit ishte paraqitur vetëm një nxënës maqedonas, i cili i plotësonte kushtet e kërkuara me konkurs. Për vitin 2011/2012, numri i paraleleve maqedonase është zvogëluar në katër, ndërsa zëvendësministrja e Arsimit paralajmëron korrigjimin e numrit të paraleleve në këtë shkollë. Në gjuhën shqipe ndërkaq është vendosur të formohen shtatë paralele, apo një më tepër se sa ishte kërkuara nga Qyteti i Shkupit.

“Nëse në ‘Cvetan Dimov’ plotësohen paralelet shqiptare dhe do të ketë nevojë për më tepër e, nga ana tjetër nuk plotësohen paralelet maqedonase dhe nuk do të ketë nevojë për aq paralele, MASH do të bën zhvendosjen e atyre paralele”, thotë Qazimi.

Pra, sipas saj, numrin e paraleleve të mbetura maqedonase MASH do t’ua bashkëngjitë numrit të paraleleve shqiptare. Mirëpo, për këtë nevojitet që shqiptarët të mos shkojnë të regjistrohen në paralelet maqedonase dhe për më tepër, prindërit e tyre të mos nënshkruajnë deklarata se dëshirojnë të regjistrohen në paralelet maqedonase me vullnetin e lirë të tyre.

Kjo praktikë është ndjekur vazhdimisht në shkollën “Cvetan Dimov”, ku të joshur nga kriteri më i ulët, respektivisht numri më i vogël i pikëve, shqiptarët nënshkruanin deklarata se vullnetarisht duan të regjistrohen në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase.

Zvogëlim të numrit të gjysmëmaturantëtve të këtij viti ka edhe tek maqedonasit. Vitin e kaluar, mësimin në gjuhën maqedonase e mbaruan 16.420 gjysmëmaturantë, kurse sivjet pritet që nga bankat e klasës së tetë – të dalin 15.991 nxënës që mësimin e kanë ndjekur në gjuhën maqedonase.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *