Home / Lajme / Maqedoni / 703 veta me fruth

703 veta me fruth

14 prill-Karakteristike është se 17 persona (85%) prej rasteve të sapoparaqitura ishin të pa-vaksinuar. Personat e tjerë janë me status të panjohur të vaksinimit

ë Maqedoni deri dje janë regjistruar gjithsej 703 të prekur ose raste të dyshuar të fruthit të vogël, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Gjatë ditës së djeshme ka pasur 20 raste të reja. Prej tyre 14 janë nga Shkupi, tre nga Velesi dhe nga një rast në Tetovë, Shtip dhe Probishtip. Numri më i madh i të sëmurëve janë fëmijë prej një deri katër vjeç, si dhe grupi i të moshuarve mbi 30 vjeç. Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve – 10 raste janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 10 të gjinisë femërore.

Karakteristike është se 17 persona (85%) prej rasteve të sapoparaqitura ishin të pa-vaksinuar. Personat e tjerë janë me status të panjohur të vaksinimit, ose vetëm me një vaksinë të pranuar. Gjatë ditës së djeshme, në Shkup janë vaksinuar 300 persona, prej të cilëve 100 si pjesë e vaksinimit të rregullt, ndërsa 200 në kuadër të vaksinimit të jashtëzakonshëm. Në qytetet tjera janë vaksinuar mbi 200 persona, por grumbullimi i të dhënave nga qytetet është ende në vijim. Rastet e sapoparaqitura të të sëmurëve nga morbili ka prej qendrave për shëndet publik nga Shtipi, Probishtipi, Kavadari dhe Koçani. Ministria e Shëndetësisë pardje shpalli epidemi të fruthit në tërë territorin e Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *