Home / Lajme / Maqedoni / Abdilaqim Ademi, shef i Shtabit zgjedhor të BDI-së

Abdilaqim Ademi, shef i Shtabit zgjedhor të BDI-së

3 prill-
Përveç formimit të Shtabit qendoror zgjedhor, në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të BDI-së është diskutuar edhe për kriteret për përpilimin e listave për deputetë

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e mbajtur sot, pas miratimit të vendimit unanim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ka formuar edhe Shtabin qendror zgjedhor.

Siç njoftojnë nga BDI, shef i shtabit do të jetë Sekretari i përgjithshëm i partisë, Abdilaqim Ademi.

Në kumtesën e BDI-së gjithashtu thuhet se në mbledhjen e Kryesisë Qendrore është diskutuar edhe për kriteret për përpilimin e listave për deputetë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *