Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Angazhohem për Marrëveshjen e Ohrit

Ahmeti: Angazhohem për Marrëveshjen e Ohrit

19 prill-Kryetari Ahmeti theksoi se BDI angazhohet për implementimin e plot të Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo e cila ka vënduar bazat e një shteti shumë etnik në Maqedoni dhe ka hapur rrugën e saj drejt integrimit në strukturat euro-atlantike, anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, të martën ka realizuar takim me Jonas Gar Store, shefi i diplomacisë norvegjeze i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Maqedoni.

Situata aktuale politike në vend, zgjedhjet e parakohshme parlamentare, integrimi i vendit në strukturat euro-atlantike, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit kanë qenë temat për të cilat kryetari Ahmeti ka biseduar me shefin e diplomacisë norvegjeze.

Kryetari Ahmeti theksoi se BDI angazhohet për implementimin e plot të Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo e cila ka vënduar bazat e një shteti shumë etnik në Maqedoni dhe ka hapur rrugën e saj drejt integrimit në strukturat euro-atlantike, anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Kryetari i BDI-së e informoi zyrtarin e lart norvegjez për situatën aktuale politike në vend dhe përgatitjet që bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai theksoi se BDI angazhohet për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Shefi i diplomacisë norvegjeze Store theksoi se vendi i tij mbështet Maqedoninë në aspiratat e saj për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Të dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar se nevojitet edhe tejkalimi i pengesës së fundit në rrugën e integrimit të Maqedonisë në familjen evropaine, zgjidhja e cështjes së emrit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *