Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti garanton zgjedhje të lira dhe demokratike

Ahmeti garanton zgjedhje të lira dhe demokratike

15 prill-hmeti dhe Vahlud kanë diskutuar rreth situatës aktuale politike pas shpërbërjes së Parlamentit, lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme, si dhe për kontestin e emrit.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka realizuar takim pune me ambasadorin e Suedisë në Republikën e Maqedonisë, Lars Vahlund.

Lideri i BDI-së ka siguruar ambasadorin Vahlund, se Bashkimi Demokratik për Integrim, si subjekt me përgjegjësi të lartë për rëndësinë e proceseve, do të angazhohet maksimalisht për të siguruar një proces korrekt, të lirë dhe demokratik zgjedhor, ashtu siç ka ndodhur përherë kur Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë bartës i përgjegjësisë institucionale si pjesëmarrës në pushtetin ekzekutiv.

Ahmeti dhe Vahlud kanë diskutuar rreth situatës aktuale politike pas shpërbërjes së Parlamentit, lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme, si dhe për kontestin e emrit.

Gjatë këtij takimi, Ahmeti ka përsëritur edhe një herë se partia e tij ka pranuar zgjedhjet e parakohshme jo sepse vendi ka pasur nevojë, por për shkak se zgjedhjet u imponuan si rrugëdalje e vetme nga situata e krijuar pas bojkotit opozitar të punës së Parlamentit.

Bashkëbiseduesit me këtë rast janë dakorduar se çështja e emrit nuk duhet të përdoret si pjesë e fushatës parazgjedhore në drejtim të provokimit të ndjenjave nacionale, por përkundrazi, liderët duhet të dëshmojnë kapacitet udhëheqës, dhe periudhën pas zgjedhjeve ta shfrytëzojnë për gjetjen e një kompromisi me fqinjin tonë jugor.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *