Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takoi ambasadorët Bachura dhe Kramaric

Ahmeti takoi ambasadorët Bachura dhe Kramaric

1 prill-Ambasadori Bahura përuroi kryetarin Ahmeti per lidershipin e treguar, dhe njëkohësisht vlerësoi se Maqedonisë i nevojiten politikan te guximshëm, te cilët do të dine te ngrisin ura bashkëpunimi, te ndërtojnë perspektiva e suksese te reja për një te ardhme te begate, vlera te cilat popujt tanë do i bashkoje ne Evropën e bashkuar.

Situata aktuale politike ne vend, zgjedhjet e parakohshme parlamentare, implementimi i Marrëveshjes se Ohrit, rrugëtimi i Maqedonisë drejt integrimeve evro-atlantike, marrëdhëniet ndëretnike dhe aspekte tjera te jetës politike ne vend ishin temat qe përmbushën agjendën e takimeve qe kryetari I BDI-se Ali Ahmeti ne vazhdën e takimeve te rregullta me përfaqësues te akredituar ne vend i zhvilloi ndaras me ambasadorin e Polonise Dariush Bahura dhe me ambasadorin e Kroacise Zlatko Kramaric.

Zgjidhja e kontesteve, promovimi i vlerave evropiane, vazhdimësi te reformave, bashkëpunimi rajonal u vlerësuan si te domosdoshme dhe prioritare për te ardhmen e Maqedonisë.

Me tej, ekselenca e tije Bahura siguroi kryetarin Ahmeti se Polonia me fillimin e kryesimit me Këshillin Evropian nga gjysma e dyte e vitit ne vijim, do te inkurajoje dhe përkrahe Maqedonine edhe me tej ne aspiratat e saja veri-atlantike duke nënvizuar se tejkalimi i kontestit per përdorimin e emrit dhe implementimi i plote i Marrëveshjes se Ohrit janë çështje vitale për rrugëtimin e vendit drejt integrimeve Euro-atlantike.

Ambasadori Bahura përuroi kryetarin Ahmeti per lidershipin e treguar, dhe njëkohësisht vlerësoi se Maqedonisë i nevojiten politikan te guximshëm, te cilët do të dine te ngrisin ura bashkëpunimi, te ndërtojnë perspektiva e suksese te reja për një te ardhme te begate, vlera te cilat popujt tanë do i bashkoje ne Evropën e bashkuar.

Kryetari Ahmeti njoftoi mysafiret me zhvillimet e fundit politike ne vend me theks te veçante ndryshimet legjislative rreth çështjeve që ka te beje me kodin zgjedhore, rreth përgatitjeve institucionale për zgjedhje te lira, fer, demokratike dhe te pranueshme për të gjithë.

Ambasadori Kramaric dhe Kryetari Ahmeti vleresuan rolin e dyanshem te komunitetit shqiptare dhe atije kroat ne respektin e ndersjelle, ne bashkëpunimin dhe ngritjen e vlerave te perbashketa si komunitet te ndryshme por me tendence te ngitjes se nivelit te bashkejeteses dhe respektimit te diversiteteve kombetare e kulturore.

Kryetari Ahmeti siguroi mysafiret se agjenda e Bashkimit Demokratik per Integrim permban ngazhimin maksimal drejt implementimit te Marrëveshjes se Ohrit, ne ndertimin e marrdhenieve te mira nderetnike, mardhenieve te mira me fqinjet, standarde dhe shtet ligjor, ekonomi te zhvilluar dhe kushte te mira per hapjen e vendeve te reja punes.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *