Home / Lajme / Botë / Ahmeti uroi presidenten e Kosovës

Ahmeti uroi presidenten e Kosovës

8 prill-
Ahmeti shprehet i bindur se zgjedhja e Jahjagës në këtë post jo vetëm që tejkaloi ngërçin politik, por dëshmoi unitetin e faktorëvë përgjegjës politik në Kosovë

Tetovë, 8 prill – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i dërgoi telegram urimi presidentes së sapozgjedhur të Kosovës, Atifete Jahjaga, në të cilin shprehet se është i bindur se zgjedhja e saj në këtë post jo vetëm që tejkaloi ngërçin politik, por dëshmoi unitetin e faktorëvë përgjegjës politik në Kosovë.

“Kosova dëshmoi se ka kapacitete demokratike. Institucionet e Kosovës dëshmuan se ndërtimi i shtetit dhe respektimi i parimeve të demokracisë janë themeli mbi të cilin ndërtohet shteti i ri i Kosovës. Jemi të bindur se Ju do të dini dhe do të jeni faktori kyç i unitetit aq shumë të nevojshëm në këtë fazë që po kalon vendi i juaj.

Kosova stabile, Kosova me institucione funksionale, Kosova me demokraci të etabluar janë orientimi strategjik në rrugën e integrimeve evro-atlantike të shtetit më të ri dhe mbarë rajonit tonë”, thuhet në telegram urimin e liderit të BDI-së.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *