Home / Sport / Aliu: ‘Shkëndija do të jetë kampione’

Aliu: ‘Shkëndija do të jetë kampione’

‘Definitivisht Shkëndija është skuadra më e fortë në Maqedoni. Në ekip ka futbollistë shumë cilësor, të jashtëzakonshëm që kanë përvojë të madhe dhe kombinimi me më të rrinjtë jep një formacion që me meritë dominon futbollin e Maqedonisë. Ne punojmë maksimalisht për të vazhduar me rezultate pozitive, me fitore, për të ruajtur pozitën e parë dhe për të marë në fund titullin e kampionit. Unë jam shumë optimist se Shkëndija do të dalë në fund kampione e Maqedonisë, për këtë s’kam asnjë dyshim’, tha futbollisti i ri i Shkëndijës Betim Aliu.

Në fitoren e fundit të Shkëndijës përballë Vardarit 2:0, në fanellën ‘kuqezi’ për herë të parë në një ndeshje zyrtare debutoi përforcimi i fundit i tetovarëve, Betim Aliu. I ardhur nga Besa e Kavajës nga kampionati shqiptar, Aliu shprehet i kënaqur me debutimin në skuadrën e tij të re. ‘Jam shumë i kënaqur me debutimin tim në fanellën e Shkëndijës. Shfrytëzoj rastin që të falemenderoj drejtuesit e ekipi që patën besim të më angazhojnë, ndërsa falemenderoj shumë edhe trajnerin Qatip Osmani dhe ndihmësin e tij Erhan Selimi që më dhanë mundësinë të debutoj para publikut tetovar. Shpresoj që në të ardhmen të luajë më shumë, unë do të jap maksimumin për të gjetur vend në formacionin bazë, ndërsa sigursisht se trajnerët janë atë të cilët do të vendosin për atë e kush do të luajë. Megjithatë më e rëndësishme është që Shkëndija të fitojë’, u shpreh në fillim mbrojtësi i djathtë Betim Aliu, i cili kundër Vardarit hyri në lojë në pjesën e dytë, mirëpo lujati në pozitën e mbrojtësit të majtë. Pas inkuadrimit të tij në lojë, si çdo herë që e kanë zakon, tifozët e Shkëndijës ‘Ballistët’ i dëshiruan mirëseardhje Aliut, duke thirur një kohë në kor emrin e tij. ‘Nuk mund ta përshkruaj atë ndjenjë, ishte fantastike. Falemenderoj shumë tifozët e Shkëndijës, posaçërisht ‘Ballistët’ për gjithë atë që bënë për mua. Unë një gjë të tillë kam përjetuar në kohën kur luaja te Slloga dhe tani tifozët tetovarë më dhuruan atë ndjenjë, duke më bërë të ndjehem sikur në shtëpinë time. Edhe takimin e ndjeja të rivalitetit të madh siç ishte Slloga-Vardari. Edhe një herë i falemenderoj shumë, ndërsa paralajmëroj se ende nuk e kanë parë Betimin e vërtetë, mendoj dhe besoj se mundem t’i jap shumë kësaj skuadre dhe këtij publiku’. Ndeshja e parë me Aliun në skuadër u mbyll me fitore 2:0 kundër Vardarit, ndërsa futbollisti shkupjan jep vlerësimin e tij për skuadrën ‘kuqezi’. ‘Definitivisht Shkëndija është skuadra më e fortë në Maqedoni. Në ekip ka futbollistë shumë cilësor, të jashtëzakonshëm që kanë përvojë të madhe dhe kombinimi me më të rrinjtë jep një formacion që me meritë dominon futbollin e Maqedonisë. Ne punojmë maksimalisht për të vazhduar me rezultate pozitive, me fitore, për të ruajtur pozitën e parë dhe për të marë në fund titullin e kampionit. Unë jam shumë optimist se Shkëndija do të dalë në fund kampione e Maqedonisë, për këtë s’kam asnjë dyshim’, përfundoi Betim Aliu. Shkëndija ndeshjen e rradhës do ta zhvillojë të premten në Manasatir, kur do të përballet me skuadrën e Pelisterit.

Huseini pushon për shkak të kartonave, Cuculi përsëri ‘out’

Shkëndija në ndeshjen e rradhës kundër Pelisterit do të jetë e hendikepuar me moslojën e mesfushorit Muhamed Huseini, i cili kundër Vardarit luajti edhe pse kishte tre kartonë të verdhë. Kështu ai humbi mundësinë për të zgjedhur dhe do të jetë jashta kombinimit në këtë ndeshje. Ndërkohë në takimin me Vardarin me kartonin e tyre të tretë të verdhë u ndëshkuan portieri Suad Zendeli, mbrojtësi Sadat Berisha dhe mesfushori Izair Emini, mirëpo që të tretë kanë të drejtë të zgjedhin nëse do të pushojnë kundër Pelisterit, apo në takimin e rradhës me Napredokun. Ndërkohë edhe pse me gjendje të përmirësuar edhe më tej jashta kombinimit mbetet mbrojtësi i majtë Ardian Cuculi, i cili pritet të kthehet për dy javë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *