Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori Riker takoi Thaçin

Ambasadori Riker takoi Thaçin

29 prill-Riker theksoi se ky është një takim i rregullt si edhe me të gjithë liderët tjerë para zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa kërkoi që këto zgjedhje të jenë të qeta, fer dhe demokratike, pikërisht siç tha ai, për shkak të rëndësisë së tyre për të ardhmen e Maqedonisë

Zgjedhjet e parakohshme janë të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë dhe qytetarëve të Maqedonisë. Kështu tha të premten në Tetovë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Filip Riker, pas një takimi me kryetarit e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi. Riker theksoi se ky është një takim i rregullt si edhe me të gjithë liderët tjerë para zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa kërkoi që këto zgjedhje të jenë të qeta, fer dhe demokratike, pikërisht siç tha ai, për shkak të rëndësisë së tyre për të ardhmen e Maqedonisë.

”Dua të faleminderojë kreun e PDSH-së për takimin e sotëm, zotin Menduh Thaçi. Mundohem të takojë të gjithë liderët e partive më të mëdha politike në prag të zgjedhjeve të parakohshme dhe përfundimit të mandatit tim. Siç kam biseduar edhe me të gjithë liderët e partive politike, inkurajoj të gjithë ata për zgjedhje fer dhe të lira më 5 qershor. Është tepër e rëndësishme kjo për ardhmërinë e shtetit, dhe ne shpresojmë shumë se të gjithë qytetarët e Maqedonisë do ta marrin seriozisht përgjegjësinë e tyre dhe të dalin e të votojnë si pjesë e procesit demokratik”, tha ambasadori në largim i SHBA-ve, Filip Riker.

Pas takimit, lideri i PDSH-së nuk është prononcuar për mediat, por nga kabineti i tij thanë se Thaçi qëndron pas deklaratës së Rikerit dhe mbështet që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Ky është takimi i parë mes Rikerit dhe Thaçit, pas një kohe të gjatë, pasi ambasadori i SHBA-ve nuk pranonte të takonte Thaçin derisa ky i fundit nuk kthehej në Parlament. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *