Home / Lajme / Maqedoni / Anëtarësimi në parti më joshës

Anëtarësimi në parti më joshës

8 prill-Nga këto të dhëna të anketës, që është realizuar në dhjetor të vitit 2010 me 1.050 persona dhe ka të bëjë me çështje nga interesi shoqëror, shihet se përfshirja në organizatat qytetare është e vogël dhe nuk ka ndonjë lëvizje të rëndësishme në krahasim me vitet e kaluara. Thuajse dy e treta e organizatave qytetare janë joaktive. Vullnetarisht në organizata qytetare punojnë 9 për qind e qytetarëve, që përputhet me numrin e anëtarëve aktiv në to – 9,5 për qind

Ajo që më së shumti josh qytetarët e Maqedonisë në raport të të qenurit pjesë e bashkësive fetare, organizatave civile, sindikatave apo partive politike, padyshim është kjo e fundit. Kësisoj sipas të dhënave të anketës së realizuar nga Institutit për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike, me porosi të Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtarë, pjesë e partive politike janë 37,5 për qind e qytetarëve të anketuar. Pas partive politike renditen bashkësitë fetare 30,7 për qind, sindikatat – 24,2 për qind dhe organizata qytetare me 24,6 për qind.

Nga këto të dhëna të anketës, që është realizuar në dhjetor të vitit 2010 me 1.050 persona dhe ka të bëjë me çështje nga interesi shoqëror, shihet se përfshirja në organizatat qytetare është e vogël dhe nuk ka ndonjë lëvizje të rëndësishme në krahasim me vitet e kaluara. Thuajse dy e treta e organizatave qytetare janë joaktive. Vullnetarisht në organizata qytetare punojnë 9 për qind e qytetarëve, që përputhet me numrin e anëtarëve aktiv në to – 9,5 për qind

Partitë politike mobilizojnë më shumë qytetarët, ndërsa kanë besimin më të vogël – 23,3 për qind në krahasim me format e tjera të shoqërimit. Në çdo të pestin qytetarë dy janë anëtarë të ndonjërës parti politike, por megjithatë vetëm njëri është aktiv. Përveç përmes anëtarësisë, partitë politike mobilizojnë më shumë qytetarë për punë vullnetare, sesa organizatat qytetare, komunitetet fetare apo sindikatat. Një e treta e qytetarëve që punojnë vullnetarisht në organizatat qytetare këtë e bëjnë për shkak të socializimit. Kontributi ndaj bashkësive dhe besimi në misionet e organizatave për të cilat punojnë vullnetarisht, janë gjithashtu motiv i rëndësishëm për qytetarët.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *