Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet një i dyshuar për plaçkitjen e artarisë Isak

Arrestohet një i dyshuar për plaçkitjen e artarisë Isak

20 prill- Më 19 pirll, gjatë analizave të bëra të fotografisë së tij, i njejti është identifikuar dhe bëhet fjalë për I.R i ashtuquajtur “Koka”, 28 vjeçar nga Shkupi. Ai nga ana e policisë ka dosje për mbajtjen e burgut prej 11 vitesh për shkak të veprave të ndryshme si “plaçkitje” dhe “Vepra të rënda ndaj sigurisë së përgjithshme”, të kryera vite më parë në Shkup.

Në lidhje me plaçkitjen në artarinë “Isak” 1 në Tetovë, të shtunën pasdite, si dhe sulmin mbi patrullën policore e cila i priste në kurth të dyshuarit, me ç`rast humbi jetën njëri prej pjesëmarrësve në plaçkitje dhe u plagos njw polic, është arrestuar një person i cili në bazë të dëshmive të grubulluara është i dyshuar se ka kryer vepër penale “Plaçkitje” dhe “vepra të rënda ndaj sigurisë së përgjithshme”, njofton Ministria e Punëve të Brendëshme.

Policia pas bisedës së parë ka dyshuar se i njejti është pjesëmarrës i mundshëm në plaçkitjen dhe në shkëmbimin e zjarrit me ç`rast e ka arrestuar dhe është mbajtur në Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë. “Më 19 prill, gjatë analizave të bëra të fotografisë së tij, i njejti është identifikuar dhe bëhet fjalë për I.R i ashtuquajtur “Koka”, 28 vjeçar nga Shkupi.

Ai nga ana e policisë ka dosje për mbajtjen e burgut prej 11 vitesh për shkak të veprave të ndryshme si “plaçkitje” dhe “Vepra të rënda ndaj sigurisë së përgjithshme”, të kryera vite më parë në Shkup”, theksojnë burime policore në MPB, për Televizionin Koha.

“Më 18 prill, rreth orës 16.00, patrullës policore të stacionit policor në jegunoc, i ka dhënë informatë një qytetarë, se në rrugën afër Lumit Vardar mënjëherë pas separacionit të rrërës, e locuar në Jegunoc, në tunelin e parë ka vërejtur një person të panjohur të moshës 25 vjeçare i cili e ka pyetur se a gjendet afër kufiri me Kosovës në gjuhën maqedonase dhe poashtu i ka kërkuar ujë për pije për shkak të etjes. Nga ana e qytetarit i është treguar se kufiri me Kosovën është larg dhe i njejti ka vazhduar rrugën në drejtim të panjohur.

Pas marrjes së informacionit, patrulla policore e përbërë prej dy pjesëtarëve tw saj rreth orës 17.10 pas mësimit të lokacionit të saktë e ka gjetur personin në fjalë i cili me vete nuk ka pasur asnjë dokumentacion personal për identifikim, me ç`rast i njejti ëhstë arrestuar për vërtetim të identitetit.

Pas bisedës së bërë me personin në fjalë ai është deklaruar si Enver Arifi, i linur më 1985 në Ferizaj të Kosovës ku edhe ka jetuar.

Gjatë bisedës ai ka thënë se më 18 prill, rreth orës 06, 30 minuta për një vlerë prej 15 euro nga Ferizaji është drejtuar në drejtim të Jazhincës dhe së bashku me një person të quajtuar Muharem ilegalisht e kanë kaluar kufirin në fshatin Jazhincë, por pasi kanë hy në pyll, ai i ka thënë të fshehet sepse ka polici dhe që atëherë nuk e ka parë shokun e tij.

Sipas tij ai ka pasur qëllim që të vizitojë të afërmit e tij në Çair. Policia pas bisedës së parë ka dyshuar se i njejti është pjesëmarrës i mundshëm në plaçkitjen dhe në shkëmbimin e zjarrit me ç`rast e ka arrestuar dhe është mbajtur në Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë.

“Sektori për Punë të Brendëshme edhe më tej ndërmer masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe aktivitete për arrestimin edhe të involvuarve tjerë në këtë rast”, njofton MPB-ja.(U.H) Tv Koha

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *