Home / Sport / As Bregallnica s’ia doli me Shkëndijën

As Bregallnica s’ia doli me Shkëndijën

‘Sigurisht që jemi të kënaqur me lojën dhe fitoren në fushë të Bregallnicës. Këto tre pikë kanë vlerë të madhe për vazhdimin e kampionatit ku luftojmë për titullin e kampionit. Përgëzoj futbollistët për sakrificën që bënë dhe mendoj se ata janë të denjë për titullin, pasi në çdo ndeshje konfirmohen si kampionë të vërtetë. Gjërat janë duke rrjedhur mirë, në rrugën e duhur dhe ne jemi optimistë se suksesi nuk do mungojë në fund’, deklaroi shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Qatip Osmani.

Shkëndija e Tetovës ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit të Maqedonisë, pasi të mërkurën në Shtip mundi Bregallnicën me rezultatin 2:0. ‘Kuqezinjtë’ sollën tjetër performansë të sigurtë duke bërë me dije që në pjesën e parë se për në Shtip kanë udhëtuar në kërkim të fitores, për të shfrytëzuar humbjen e të martës të Metalurgut. Dhe tetovarët kishin disa mundësi të mira që në pjesën e parë, mirëpo mungesa e koncentrimit në çastet vendimtare bëri që në pushim të shkohet me rrjeta të paprekura. Shkëndija në këtë periudhë mbeti pa Cuculin që braktisi lojën, ndërsa në vend të tij u inkuadrua Abdulla. Në fillim të pjesës së dytë Shkëndija u fut e determinuar në sulm dhe në minutën e 57-të kapiteni Mustafi ndërpreu një sulm të vendasve, pasoi në të majtë për Allomeroviqin i cili solli krosim të saktë në zontë, ndërsa Ersen Sali në stil të lartë solli epërsi për Shkëndijën. Miqtë vazhduan të dominojnë edhe në minutat në vazhdim, mirëpo më vonë pa nevojë u tërhoqën pas duke mundësuar vendasve të sulmojnë. Dhe Breagllnica kishte disa mundësi për të barazuar, kur së pari topi shkoi skaj portës së Zendelit, ndërsa më vonë traversa ishte aleate e ‘kuqezinjëve’. Në minutat e fundit të takimit Shkëndija realizoi kundërsulm të shpejtë pas të cilit Bilbilovski edhe pse ballë për ballë me protierin vendas, nuk arriti të shënojë, mirëpo insistimi i tij u shpagua pasi në vazhdim Nebi Mustafi dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur fatin e takimit dhe tre pikët e reja të Shkëndijës. ‘Sigurisht që jemi të kënaqur me lojën dhe fitoren në fushë të Bregallnicës. Këto tre pikë kanë vlerë të madhe për vazhdimin e kampionatit ku luftojmë për titullin e kampionit. Përgëzoj futbollistët për sakrificën që bënë dhe mendoj se ata janë të denjë për titullin, pasi në çdo ndeshje konfirmohen si kampionë të vërtetë. Gjërat janë duke rrjedhur mirë, në rrugën e duhur dhe ne jemi optimistë se suksesi nuk do mungojë në fund. Këtë javë gjërat dolën në favorin tonë dhe mendoj se tani vetëm duhet të vazhdojmë me këtë tempo’, u shpreh i lumtur për fitoren e fundit, trajneri Qatip Osmani. Me këtë fitore Shkëndija arrin në kuotën e 51 pikëve, 7 më shumë se vendi i dytë Metalurgu. Në ndeshjen tjetër të ditës së mërkurë Napredoku dhe Teteksi u ndanë me rezultat të barabartë 1:1, derisa të martën Sileksi mundi Metalurgun, Renova pësoi nga Skopje, Rabotniçki fitoi Vardarin, ndërsa Horizonti shkeli 4:1 Pelisterin.

IN MEMORIAM: VDES XHELAL KURTISHI

Të martën në Tetovë me shpejtësi u përhap lajmi për vdekjen e Xhelal Kurtishit, njeri ky i mirëjnohur si tifozi më i flaktë i KF Shkëndija. Z.Kurtishi gjatë gjithë jetës qëndroi pranë klubit të tij të zemrës Shkëndijës, ndërsa është interesant se ishte me ekipin ‘kuqezi’ edhe në kohërat më të vështira. Nuk mbahet mend ndeshje e Shkëndijës ku i pranishëm nuk ka qenë Xhelal Kurtishi, i cili udhëtonte me skuadrën edhe në Ligën e Dytë. Kohëve të fundit edhe përkudër gjendjes jo të mirë shëndetsore, ai nuk lente pa udhëtuar për të ndjekur paraqitjet e ekipit. Vlen të ceket se vitin e kaluar kur Shkëndija po promovohej në Ligën e Parë, kryesia e klubit në festën e organizuar pikërisht Xhelal Kurtishit i ndau mirënjohje si tifozi më i rregullt i Shkëndijës. Varrimi i të ndjerit u bë të mërkurën, derisa të pranishëm ishin numër i madh miqësh, futbollistë, figura të njohura nga jeta politike, sportive e dhe ajo Shoqërore. Nga KF Shkëndija kishin përgatitur një kunorë të cilën e vëndosën kryetari i klubit së bashku me trajnerin dhe ekipin e të rrinjëve.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *