Home / Lajme / Rajon / Atifete Jahjaga zyrtarisht presidente e Kosovës

Atifete Jahjaga zyrtarisht presidente e Kosovës

7 prill-
Paraprakisht zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës i ka paraprirë një debat midis partive, ku më të zëshëm kanë qenë deputetët e AAK-së, të cilët nuk kanë braktisur seancën.

Parlamenti i Kosovës votoi sot në mbrëmje Atifete Jahjagën për presidente të Repulbikës së Kosovës me votat e PDK, LDK dhe AKR-së.

Presidentja Jahjaga ka siguruar 80 vota, ndërsa si kundër kandidate e saj ishte nominuar edhe Syzana Novobërdaliu nga AKR-ja, që siguroi 10 vota.

Paraprakisht zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës i ka paraprirë një debat midis partive, ku më të zëshëm kanë qenë deputetët e AAK-së, të cilët nuk kanë braktisur seancën.

Lëvizja “Vetëvendosje!” braktisi seancën e votimit, me ç`rast paraprakisht deputeti i saj, Visar Ymeri kundërshtoi kandidaturën e Atifete Jahjagës për arësye se siç tha ai kjo kandidate është në shërbim të Hashim Thaçit.

Ai tha se kandidatura e Atifete Jahjagës është një “tender njëburimor” sepse tashmë të gjithë do ta votojnë në këtë Kuvned. Visar Ymeri e kritikoi edhe liderin e LDK-së Isa Mustafa duke i thënë se edhe Mustafa, njësoj si paraardhësi i tij Fatmir Sejiu ia zgjati jetën mandatit qeveritar Hashim Thaçit duke ia dhënë edhe 1 mijë ditë të qeverisë së Kosovës.

Zgjedhja e kandidaturës së Jahjagës erdhi pas një marrëveshje midis krerëve të PDK-së, LDK-së dhe presidentit të deritanishëm Behgjet Pacolli, i cili u tërhoq nga gara.

Si pjesë e marrëveshjes u përfshi edhe pajtimi për ndryshime kushtetuese, reforma zgjedhore dhe zgjedhje presidenciale pas afërsisht një viti e gjysmë dhe zgjedhje parlamentare në vitin 2013

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *