Home / Sport / Barça-Real, duel për titullin e parë të vitit

Barça-Real, duel për titullin e parë të vitit

Barcelona dhe Reali i Madridit do të përballen sonte në klasiken e parë të sezonit që do të përcaktojë një trofe menjëherë pas takimit, në finalen e Kupës së Mbretit.

Pas barazimit të arritur në fundjavë në “Bernabeu”, rezultat që duket se hipotekoi suksesin e katalanasve në kampionatin spanjoll, për Realin takimi i sontshëm në Valencia përbën një mundësi për t’u hakmarrë për dështimet në kampionat, por edhe për deklaratat e thëna pas ndeshjes.

Sipas shtypit spanjoll, Guardiola i cilësoi si një “skuadër e vogël” pas klasikes së ditës së shtunë, por vetë trajneri katalanas përgënjeshtroi këto thënie.

”Nuk është e vërtetë që kam thënë se Reali është një skuadër e vogël. Nuk mund t’a imagjinoj veten duke pasur një mungesë të tillë të theksuar respekti ndaj një ekipi të madh si Reali. Ata luajtën në mënyrë difensive në disa momente, por edhe ne do të kishim bërë të njëjtën gjë nëse do të mbeteshim me dhjetë lojtarë. Përsa i përket finales, pres një ndeshje ku mund të ndodhë gjithçka. Në të njëjtën kohë, shpresoj të gjej një ambient sa më entuziast, pasi një finale e Kupës së Mbretit midis dy ekipeve tona duhet të mbahet mend gjatë si një festë e vërtetë e futbollit”, deklaroi Guardiola, në konferencën për shtyp përpara takimit.

Tek Reali, ishte drejtori sportiv, Jorge Valdano, ai që foli: “Finalet, në çfarë do kompeticioni, priten me shumë emocione nga të gjithë futbollistët dhe jam i sigurt që sonte do të shohim një ndeshje spektakolare. Mendoj se kemi shanse të mira për të fituar titullin e parë të sezonit, edhe sepse në fundjavë treguam që jo vetëm mund të përballemi denjësisht me Barcelonën, por jemi në gjendje t’a bëjmë këtë edhe me një futbollist më pak. Cristiano Ronaldo është një prej futbollistëve që janë në gjendje të bëjnë diferencën në çdo sekondë të ndeshjes, por për mua nuk ka rëndësi se kush do të jetë protagonisti i finales, përsa kohe do të jemi ne fituesit”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *