Home / Lajme / Maqedoni / Bashkim, e jo përçarje

Bashkim, e jo përçarje

20 prill-Duke shpalosur përcaktimet programore të partisë, Osmani tha se rreth tij ka njerëz të ndershëm, me vlera morale dhe shkencore dhe se kjo është dëshmia më e fortë se ekipi i tij do të dallojë nga të tjerët dhe se RDK-ja premtimet do t’i realizojë me besa-besë

Shfaqja jonë në skenën politike ka qenë imperativ dhe dëshirë e vetë qytetarëve. E nisëm me Gostivarin, dëshmuam se dimë tw punojmë me nder, kemi potencial njerëzor dhe prandaj jemi të bindur se do të ndryshojmë shumë gjëra edhe në nivel qendror. Ofrojmë bashkim të shqiptarëve, e jo përçarje ndërmjet tyre. Kështu ka deklaruar kryetari i RDK-së, Rufi OSmani në takimin me simpatizantët në Pirok.

Duke shpalosur përcaktimet programore të partisë, Osmani tha se rreth tij ka njerëz të ndershëm, me vlera morale dhe shkencore dhe se kjo është dëshmia më e fortë se ekipi i tij do të dallojë nga të tjerët dhe se RDK-ja premtimet do t’i realizojë me besa-besë.

Duke folur për gabimet e Qeverisë së tashme, Osmani tha se të gjitha subjektet shqiptare që deri më tani kanë qenë pjesë e qeverisë, kanë marrë vendime të gabuara të cilat kanë determinuar fatin e shqiptarëve që sot të jenë në këtë gjendje të rëndë politike dhe ekonomike. “Identifikimi i gabimeve si dhe aftësia për t’i përmirësuar këto gabime nga ana e RDK-së, kanë bërë sot që Rilindja Demokratike Kombëtare për tri javë pas promovimit të saj si parti politike të ketë një ngritje të lartë të rejtingut të, ndërsa udhëheqësi i saj, të prijë bindshëm si lideri më i preferuar shqiptar me 73 për qind. Këto parametra flasin qartë se populli nuk pajtohet me mënyrën se si të tjerët e udhëheqin politikën dhe se kërkojnë ndryshime”, nënvizoi kryetari Osmani. Ai gjithashtu theksoi se hyrja pa kushte në qeveritë e deritanishme, na ka sjellë në gjendjen të cilën jemi sot, prandaj RDK-ja ofron që para zgjedhjeve, partitë politike shqiptare të masin peshën në elektorat dhe më pas të ulen dhe të bisedojnë për kushtet me të cilat do të hyhet në Qeveri. “Nënshkrimi i një deklarate për zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike para zgjedhjeve si dhe nënshkrimi i një deklarate tjetër pas zgjedhjeve se vendimet me interes nacional t’i votojmë pa marrë parasysh se subjekti politik shqiptar i takon taborit pushtet ose opozitë”, potencoi Osmani. Ai më tej shtoi se nuk mund të pajtohet me konstatimin e të tjerëve se Marrëveshja e Ohrit ka zgjidhur çështjen shqiptare, prandaj kjo gjë nuk mund të heshtet.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Izet Zeqiri i cili në fjalimin e tij u përqendrua në diskriminimin e vazhdueshëm që ju bëhet shqiptarëve, ndarjen jo proporcionale të buxhetit të shtetit si dhe shpenzimet joracionale që bëhen nga kjo qeveri. “Është ky një absurd, një luks që edhe shtetet me ekonomi më të fortë nuk do t’ia kishin lejuar vetes, e lëre më një shtet si Maqedonia, me ekonomi shumë të ulët. Prandaj, projekti Shkupi 2014 është projekt komplet i gabuar në çfarëdo prizmi ta shikojmë”, nënvizoi Zeqiri. Ai më tej prezantoi edhe diskriminimin që u bëhet shqiptarëve nga Agjencia për zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë me qendër në Manastir, ku prej 130 të punësuarve nuk ka asnjë shqiptar dhe se të gjitha këto mjete financiare që kapin shuma milionëshe, nuk shfrytëzohen nga bujqit dhe blegtorët shqiptar. Bartësi i aktiviteteve te RDK-së për këtë rajon, Jusuf Zeqiri, në fund të takimit prezantoi para të pranishmeve aktivitetet partiake të cilat e deri më tani janë zhvilluar për këtë pjesë. Takimi në Pirok vjen një ditë pas hapjes së zyrës së RDK-së në Tetovë. Nga RD thonë se takimet e këtilla në rajonin e Tetovës do të intensifikohen në ditët në vijim. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *