Home / Lajme / Maqedoni / BDI demanton PDSH-në

BDI demanton PDSH-në

30 prill-Kryetari I Këshillit vendor të BDI-së në fshatin Brodec, jo vetëm që vazhdon angazhimin e tij në radhët e BDI-së por së bashku me drejtuesit e partisë sonë në vazhdimësi kontribuon për të lehtësuar dhimbejt e këtyre banorëve që PDSH-ja ua shkaktoi në vitin 2007”, tha Shpresa Zeqiri.

Urim Hasipi
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka demantuar deklaratat e zyrtarëve të PDSH-së se ish kryetari i nëndegës së BDI-së në Brodec ka kaluar në radhët e PDSH-së.
Zëdhënsja e Degës së BDI-së në Tetovë, Shpresa Zeqiri, tha gjatë një pres konference me gazetarë se PDSH-ja me dezinformata të kësaj natyre dëshiron të manipulojë me shqiptarët dhe nëpërmjet shpifjeve të tilla mundohet të arsyetojë vetveten dhe të mbulojë krimet që bëri ndaj banorëve të Brodecit në nëntor të vitit 2007.

“Drejtuesit e këtij grupacioni politik para se të raportojnë për gjoja aktivitete të tyre, bëjnë mirë ta njoftojnë opinionin publik për refuzimin që u është bërë nga banorët e këtij fshati të Malësisë së Tetovës.

Pas dështimeve të panumërta për të rekruatuar anëtarë të saj në Malësinë e Sharrit dhe e vetëdijshme se që nga themelimi kanë qenë të padëshirueshëm në këto zona, PDSH-së nuk I mbetet rrugë tjetër, që nëndegët e saja, t`I themeloj jo në teren por vetëm në pres konferenca për media.

Kryetari I Këshillit vendor të BDI-së në fshatin Brodec, jo vetëm që vazhdon angazhimin e tij në radhët e BDI-së por së bashku me drejtuesit e partisë sonë në vazhdimësi kontribuon për të lehtësuar dhimbejt e këtyre banorëve që PDSH-ja ua shkaktoi në vitin 2007”, tha Shpresa Zeqiri.
Ndryshe, ditë më parë shefi I kabinetit të Menduh Thaçit, Agon Ferati, gjatë një pres konference me gazetarë tha se kryetari i nëndegës së BDI-së në Brodec, ka kaluar në radhët e PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *