Home / Lajme / Maqedoni / BDI kërkon kandidatë nga diaspora

BDI kërkon kandidatë nga diaspora

4 prill-
Ademi në konferencën e sotme të shtypit, gjithashtu informoi se Kryesia Qendrore e BDI-së në mbledhjen e fundit diskutoi edhe për përpilimin e listave dhe kriteret që duhet t`i plotësojnë kandidatët për deputetë – të jenë anëtarë të BDI-së, të kenë treguar lojalitet në periudhën e kaluar, të jenë persona me autoritet dhe të respektuar në mjedisin ka vijnë, ndërsa gjatë përpilimit të listave gjithashtu do të kihet parasysh edhe përfshirja e rajoneve.

Bashkimi Demokratik për Integrim u ka apeluar sot “Ligës civile Shqiptaro-Amerikane”, NAAC-u dhe Federatës Pan-shqiptare në Amerikë “VATRA”, si dhe shoqatave dhe klubeve në Evropë dhe Australi, ku shqiptarët janë të organizuar, që të bëjnë konsultimet dhe të propozojnë kandidat të mundshëm për deputet, kandidat i cili do të ketë përkrahjen e BDI-së në zgjedhjet e qershorit. Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë shtypi në Tetovë, sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdulaqim Ademi, njëherit edhe kryetar i shtabit qendror të kësaj partie, duke shtuar se një apel i tillë është rrjedhojë e vlerësimit të kontributit të diasporës dhe vlerësimit se uniteti i tyre është shumë i rëndësishëm.

“BDI vlerëson se me mundësinë që i krijohet qytetarëve të Maqedonisë që përkohësisht jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet parlamentare atyre u jepet mundësia e prezantimit të interesave të tyre dhe se do të kenë një zë në Parlamentin e Maqedonisë”, tha Ademi. Ai sqaroi më tej se fushata do jete afirmative. “Si gjithmonë do të ofrojmë programin tonë zgjedhor dhe nuk do të bëjmë atë që zakonisht bëjnë të tjerët, të merremi me të tjerët. Fokusi do të jetë në takimet me qytetarët.. Kjo do jetë vazhdimësi e takimeve që i kemi nisur kohë më parë, takime nga të cilat dhe është krijuar baza për ndërtimin e programit zgjedhor të partisë sonë. Do të bëjmë një fushatë moderne duke përdorur të gjitha mënyrat e komunikimit me qytetarët”, tha Ademi. BDI, shtoi ai, vlerëson se rregullshmëria dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike është obligim i shtetit, prandaj si parti në pushtet do të angazhohen që ky obligim edhe të plotësohet.

Ademi në konferencën e sotme të shtypit, gjithashtu informoi se Kryesia Qendrore e BDI-së në mbledhjen e fundit diskutoi edhe për përpilimin e listave dhe kriteret që duhet t`i plotësojnë kandidatët për deputetë – të jenë anëtarë të BDI-së, të kenë treguar lojalitet në periudhën e kaluar, të jenë persona me autoritet dhe të respektuar në mjedisin ka vijnë, ndërsa gjatë përpilimit të listave gjithashtu do të kihet parasysh edhe përfshirja e rajoneve.

Kryesia qendrore ka biseduar edhe për programin zgjedhor të BDI-së, me ç’rast është vendosur që ky program të bazohet në shtyllat kryesore – Implementimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit, zhvillimi ekonomik i vendit, vazhdimi i reformave në shëndetësi, arsimi në të gjitha nivelet, ulja e varfërisë dhe ulja e papunësisë, proceset integruese duke inkuadruar këtu edhe zgjidhjen e kontestit të emrit të shtetit. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *