Home / Lajme / Maqedoni / BDI shpreson në fitore bindëse

BDI shpreson në fitore bindëse

13 prill-BDI përkrah angazhimin për unifikim të partive shqiptare që nga Këshilli Koordinativ i vitit 2001, por pluralizmi demokratik nuk njeh bashkim në një bllok, por njeh edhe mendim ndryshe – opozitë, ofertë dhe ide të tjera”, nënvizoi Abdylaqim Ademi gjatë mëngjesit të përbashkët të zyrtarëve të BDI-së me gazetarë

Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet që në zgjedhjet e ardhshme të dalë me një aleancë sa më të gjerë partiake, me qëllim që sa më pak të fragmentizohet trupi votues shqiptarë. Kështu, BDI tashmë po bisedon me parti të vogla, por marrëveshje konkrete ende nuk ka. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi, njëherësh kryetar i Shtabit Zgjedhor të BDI-së për zgjedhjet e 5 qershorit. “Presim që të shpërbëhet Parlamenti, pastaj të zhvillojmë bisedime edhe me parti të tjera, të cilat do të përkrahin programin, synimet dhe angazhimet e partisë tonë.

BDI përkrah angazhimin për unifikim të partive shqiptare që nga Këshilli Koordinativ i vitit 2001, por pluralizmi demokratik nuk njeh bashkim në një bllok, por njeh edhe mendim ndryshe – opozitë, ofertë dhe ide të tjera”, nënvizoi Ademi gjatë mëngjesit të përbashkët të zyrtarëve të BDI-së me gazetarë, ku u prezantua qasja e re e partisë në pushtet në fushatën zgjedhore që pritet të nis zyrtarisht pas shpërbërjes së Parlamentit.

Sipas Ermira Mehmetit, për BDI-në prioritet do të jenë integrimi në strukturat euroatlantike, integrimet e brendshme, zhvillimi ekonomik që është i lidhur ngushtë me proceset integruese, si dhe përkushtimi për implementimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit, e cila siç tha Mehmeti, është bazë për balancin ndëretnik dhe me garancë të faktorit ndërkombëtare.

Sa i përket rezultatit zgjedhor, Ermira Mehmeti thotë se BDI së pari pret zgjedhje të drejta, fer dhe demokratike, por “duke pasur parasysh sondazhet e deritashme, shihet qartë se BDI është parti në avantazh karshi tri partive opozitare shqiptare së bashku”.

“Presim që kjo epërsi të reflektohet edhe në rezultatin e zgjedhjeve të 5 qershorit, që do të jetë fitore jo e vogël në favor të BDI-së. BDI në këto zgjedhje niset që sa më shumë të faktorizojë, të artikulojë porosinë shqiptare. Aleanca jonë që synojmë të ketë bazë sa më të gjerë, prioritet do të ketë pikërisht frymën e Marrëveshjes së Ohrit, e cila angazhon ose promovon arritjen e balancit etnik mes komuniteteve.

Në këto zgjedhje nisemi që të faktorizojmë sa më shumë porosinë e elektoratit shqiptarë dhe të ndodhë fragmentim sa më i vogël shqiptarë. Ngjarjet kanë dëshmuar se fuqia e votës e kalkuluar në mandate është mekanizëm shumë i fuqishëm për të ndikuar në vendime politike”, Mehmeti. Ndërkaq Fatmir Besimi në cilësinë e koordinatorit të Shtabit zgjedhorë të BDI-së, njoftoi për qasjen me të cilën BDI do të prezantohet gjatë fushatës zgjedhore. “

Fushata kësaj radhe do të karakterizohet me takime të shumta të grupeve të ndryshme të interesit, qoftë me biznes bashkësitë, shoqatat joqeveritare, bujqit, asociacionet sportive të rinisë, takime me media etj. Kjo është një qasje tjetër e fushatës që është më ndryshe nga takimet e deritashme vetëm me trupin votues”, sqaroi para gazetarëve Fatmir Besimi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *