Home / Lajme / Maqedoni / BDSH apelon për unifikim

BDSH apelon për unifikim

5 prill-
Kryetari i Bashkimit Demokratik Shqiptar, Bardhyl Mahmuti u ka bërë sot apel liderëve politik shqiptarë në vend të bashkohen në mbrotje të interesave kombëtare.

Urim Hasipi-
Kryetari i Bashkimit Demokratik Shqiptar Bardhyl Mahmuti, gjatë një takimi me gazetarë në selinë e tij në Tetovë, ka apeluar për një unifikim të faktorit politik shqiptar në Maqedoni. Ai këtë e ka arsyetuar me politikën diskriminuese që shteti i Maqedonisë aplikon kundër shqiptarëve autokton, nga populli maqedonas, krijuan një popull të shypur dhe ndër më të varfërit dhe të diskriminuarit në Evropë.

“Përballë kësaj sitiuate tejet të vështirë me të cilin ballfaqohen populli shqiptar në Maqedoni, partitë politike shqiptare përfundimisht duhet t`i lënë mospajtimet e tyre dhe të bashkuar të mbrojnë interesat kombëtare. BDSH, përshëndet uljen e tensioneve në mes partive politike shqiptare dhe angazhohet që kjo frymë e respektit reciprok të thellohet edhe më shumë dhe të kurorëzohet me një bashkim të forcave në interes të popullit shqiptar.

Me qëllim të realizimit të të drejtave tona legjitime, BDSH, krkon nga partitë politike shqiptare në maqedoni, nga organizatat joqeveritare, nga intelektualët dhe personalitete e jetës publike, nga rinia studentore, nga emigracioni shqiptar dhe nga të gjitha shtresat shoqërore që të bashkuar t`i dalin përballë dhe ta ndalin politikën që synon të na zhdukë nga teritoret tona”, tha Bardhyl Mahmuti, kryetar i BDSH-së.
Ai më tej është shprehur i gatshëm që të shtrijë dorën e pajtimit me të gjithë partitë politike.

“ BDSH, dhe unë personalisht jemi të gatshëm t`u shtrijmë dorën e pajtimit të gjithë atyre që janë të gatshëm që bashkërisht të realizojmë aspiratat kombëtare dhe të ndalim hovin e diskriminimit që aplikohet ndaj popullatës tonë.Mbetemi me shpresë se vullnti i mirë që dominon aktualisht për bashkimin e forcave politike shqiptare nuk do të arrijë të minohet nga shërbimet sekretete antishqiptare që kanë interes të na shohin të përçarë. Në këto momente vendimtare për të ardhmen tonë dhe të gjenerateve që vijnë pas, interesi kombëtar është mbi të gjitha interesat tjera”, deklaroi Mahmuti.

Kreu i BDSH-së, as ka mohuar dhe as ka pohuar se do të jetë në koalicion parazgjedhor me Bashkimin Demokratik për Integrim. Ai tha se është në bisedime me të gjitha partitë por ka lënë të hapur mundësinë dhe është shprehur i gatshëm për bashkëpunim parazgjedhor me partitë politike shqiptare.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *